Andrea Dimushi ka qenë ish kryetar i SHIK-ut Pogradec nga Maji ’92 në Mars ’93 dhe kryetar i SHIK-ut Kavaje deri në ‘94.
Pas botimit të intervistës së Izet Haxhisë dje në DITA, ai ka shkruar në faqen Facebook të gazetës një episod në të cilin ka qenë dëshmitar në detyrë.
“Në dimrin e ‘93 në fushën fare pranë liqenit të Pogradecit ulet një helikopter me Sali Berishën, Presidentin. SHIK Pogradec u njoftua në çastin e fundit me telefon e jo me radiogram si e donte rasti. Dolëm në fushën e akullt me automatikët në sedilje të Aro-s dhe e pritëm dhe e shoqëruam… Autokollona doli nga pikëkalimi i Tushemishtit, ku oficerë me dhe pa uniformë, besoj maqedonas e serbë ngrinë gatitu e me nderim nën strehen e kapeles”– shkruan ai
Dhe shton:
A u takua Berisha me Gligorovin e Millosheviçin? Po. Nuk di më tej të them se përse është folur. Di që jane takuar! A mjafton kjo që po them? Jo! Izeti di më shumë se kaq. Bën mirë të kujtojë, se ka qenë atje. E njëjta skemë por me dy vetë u përsërit dhe me kthimin e Berishës në vilat qeveritare në Pogradec!

Pas këtij postimi në FB, redaksia e ka kontaktuar ish-shikasin Dimushi. Pranoi të shkëmbente vetëm dy pyetje-përgjigjet e mëposhtme:
DITA: Ka dëshmitarë të tjerë?
DIMUSHI: Di të them se në atë kohë në zyrat tona kishim një mik të shërbimit anglez i cili kishte autoritet të njihej me çdo info në Pogradec e Korçë, por jo për këtë. Them anglez se ashtu e prezantuan dhe ashtu fliste… Ishte i çuditshëm fakti pse ai duhej të njihej me problemet që kishim ne. Akoma s’e kam kuptuar. Nuk besoj se dhe SHIK i Korçës ka kuptuar gjë. Se atje (në Korçë) u takuam një ditë më pas.
DITA: A kini konstatuar ndonjë takim tjetër që ka lidhje me këtë histori?

DIMUSHI: Jo nuk di tjetër takim. Berisha nuk kaloi më andej. Ndonëse isha më pas në Kavajë, familjen e kisha në Pogradec e vija çdo javë. Do e kisha marrë vesh, se për disa kohe i mbuloja të dy rrethet.
Por ai dëshiron të shtojë edhe një replikë me të dhënat që jep Izet Haxhia.
“Një këshillë për Izetin: Mos i bjer në qafë Irakli Koçollarit. Unë jam autori i dosjes që e çoi në burg dhe jam penduar! Në të vërtetë e çuan shokët e tij. Këmbëngulja për ta çuar në burg ishte dramatike!”– thotë Dimushi.
Përfundimisht, me kë është takuar Sali Berisha kur kaloi pikën e Tushemishtit dimrin e 1993-it?
Dimushi thotë që Izeti di më shumë nga ç’thotë. Izeti vetë i pyetur mbrëmë nga redaksia për replikën e Dimushit, nuk është dakord me datën që ai jep, por pranon rrethanat e tjera.

“Kemi udhëtuar nga Tushemishti drejt Ohrit. Por jemi mbajtur larg vilës ku ndodhi takimi, nuk e di përse”
Ai di që ishte Gligorovi brenda. A ishte dhe Milosheviçi?
“Se kush ka qenë brenda asaj vile nuk mund ta them përderisa nuk e kam parë” – pohon ai.
Djali i Remzi Hoxhës, Ardiani, katër vjet më parë, në një intervistë tha se data e takimit mes treshes Berisha- Millosheviç-Gligorov ka qenë 30 maj i vitit 1993. Ndërsa Dimushi thotë se ka qenë dimër i acartë i atij viti.
A ka gjasë të jetë takuar më shumë se një herë? Askush nuk e vë dorën në zjarr.
Ish-shefi i SHISH Klosi, i vënë këto kohë në qendër të vëmendjes pas disa replikave Tiranë-Prishtinë duke folur për DITA në majin e 2013-s pyetjes “A ka patur të dhëna për lidhjet e Berishës dhe të Gazidedes në atë kohë me Arkanin dhe a përbëjnë këto lidhje veprimtari antikombëtare?” iu përgjigj:
Çdo aktivitet që mbahet sekret, jo për motive të Sigurisë Kombëtare por për arsye personale, është pothuaj e sigurtë që ka natyrë antikombëtare. Ato kontakte janë kryer dhe nuk mund të justifikohen me asnjë arsye.

Nga ana e tij, bashkëpunëtori i DITA -s dhe veprimtari i njohur i UÇK-së Bedri Islami, saktëson se Remzi Hoxha nuk ka qenë pjesë e strukturave të UÇK-së, por e Shqiponjave të Zeza, një degë e shkëputur nga Lëvizja.
Gjithsesi Remziu ndodhi që e ka ndjekur takimin sekret që do t’i merrte jetën.
Në këtë pjesë vjen në ndihmë një rrëfim i furnitorit të UÇK-së Ismet Kryeziu, dhënë para 7 vitesh. Sipas Kryeziut, goditjet të mëdha ndaj veprimtarëve të luftës, në Tiranë erdhën pas arrestimit të Mentor Kaçit, ndër drejtuesit e lëvizjes, në vitin 1993.
Kjo ka ndodhur me kërkesën e krahut Rugova-Bukoshi, dhe duket se Kaçi nën pranga do ketë dekonspiruar takimin sekret edhe hetimet kanë çuar tek Remzi Hoxha.
Ajo që mbetet, gjithsesi është një fakt i pamohueshëm: Berisha ka mbrojtur kokëfortësisht çdo të akuzuar për vrasjen e Remziut.
Veç episodit me daljen jozyrtare të Berishës nga pika e Tushemishtit për takimin në vilën e Ohrit, Dimushi tregon edhe një episod me Bukoshin:
“…Në verën e vitit 1993 Bujar Bukoshi me trimat e tij shullëhej me brekë nën diellin përvëlues të plazhit të Golemit. Nuk e njihte kush dhe rastësisht konfrontohet me disa djem të Kavajes (disa prej tyre”Pishtare të demokracisë”). Nuk lanë gjë pa i thënë këta të fundit, por nuk e morën vesh kush ishte. Një radiogram urgjent kërkonte verifikimin e rastit – u thirrën disa nga ata që ishin konfliktuar dhe është raportuar në SHIK për dialogun mes dy palëve (të mos harrojmë cila periudhë ishte). Si konkluzion, Bujari i 3 përqindshit të diasporës kosovare nxihej në plazh, dhe ishte dhe gangster!” – tregon ai / DITA
***************
Një material më i plotë mund të lexohet sot në DITA print

1.red bulli ne tregim ja ka fut ko se ka hy me vone
2.krasniqi eshte vrare ca kohe me vone ne shik kishin leviz shume gjera dhe sqarojeni ket dimushin se e bete si me lhl ne prokurori.
3.dhe po na dilka dhe kraku djathte i gazidedes
4.sme duket ftyre nga ata qe mbrojne institucionet me kallash po tipiku servilit qe di dy muhabete me sakte kokrra legenit tipik i spiunit te atyre viteve te sal berishes pastaj …nje legen mes malokeve imagjino tip sapuni…kurse nikolles e sandrit ja paskan bo mire kjo per kto qe i di tirona mar per tregimin e djegies se gazetes se nikoll kurves