Gjimnazistët e Tiranës me flamur shqiptar në Budva, ndërhyn policia

Dita

Maturantë nga Tirana kanë valëvitur flamurin shqiptar në muret e qytetit të vjetër të Budvës në Mal të Zi, për të cilën ka ndërhyrë policia malazeze.

Gazeta vendase ‘Vijesti’ raporton se gjimnazistët ishin nga Tirana dhe se me flamurin në dorë janë fotografuar në një prej plazheve të qytetit.

Shfaqja e flamujve të vendeve të tjera rregullohet me ligj dhe një rregullore të veçantë në Malin e Zi dhe kjo mënyrë e shfaqjes së flamurit cilësohet si kundërvajtje.

Sipas ‘Vijesti’, disa prej nxënësve kanë hipur në muret e vjetra të Budvës, ku policia u ka marrë flamurin e më pas i ka shoqëruar drejt autobusëve për t’u nisur drejt Shqipërisë.

Policia ka ndërhyrë pas kërkesës së banorëve të Budvës.

Share This Article
4 Comments
  • Ata mire bejne qe zbatojne ligjet e shtetit te tyre, por ata qe nisin njerzit per eskursion ne Mal te Zi duhet ti udhezojne e sqarojne se Malazezet jane me te poshter se Serbet, mund edhe ti ndalonin apo rrihnin sic bene me ambasaden tone kur foli Edi Rama ne Beograd apo kur u luajt ndeshja.Mos i lini te rinjte te bien viktime te “provokacias”.

  • Kur keta leshkot tane te agjensive te udhetimit nisin te rinjte tane per turizem ne Budva a thua se mbaruan vendet ne Shqiperi mire ti behet.Personalisht kam rreth 20 vjet qe jetoj ne Zvicer,po kurr nuk do te shkoja ne Mal te Zi para Shqiperise,ndoshta ne ndonje vend tjeter po.Shpesh here qe kam kalur kam ndjere dhe sjelljen shume te keqe te doganave,me ka krijuar lehtesi vetem pasaporta e Zvicres,e kam bere mendjet qe kurr nuk kaloj me andej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *