Letër e nënshkruar
Jani Ymka
Reagimi i Ambasadës Amerikane për lista emrash me të kaluar kriminale, që garojnë në këto zgjedhje, apo që aludohet se ka në Parlament, është një kambanë alarmi për popullin të jetë syçelë në votime. Shqetësimi i miqve tanë, do të ishte më e mira të thuhej me emra konkretë, pavarësisht qejfmbetjeve të krerëve të partive. Rama apo Luli, nesër do të jenë e shkuara, kurse populli është dhe do të jetë i përhershëm, prandaj “tërheqja e veshit” do bërë pa hezitim ndaj kujtdo të zgjedhuri dhe në çfarëdolloj posti. Në këtë kontekst “çështja Doshi apo Froku” apo deputetë të tjerë para këtyre të përfolur, dhanë sinjalet e para dhe të forta se çfarë kanë hyrë në Parlament. Dhe nuk kanë faj, faj kemi ne që heshtim, dhe kjo heshtja jonë u ka hequr frikën. Shembull më të qartë përbën kryetari i opozitës së sotme, i cili akuzohet si nga mazhoranca dhe shumë njerëz për tre vepra penale. Pasi u akuzua për vjedhje të 230 milion eurove në rrugën e Kombit dhe u thirr nga Prokuroria, ai ju shmang paraqitjes deri me mbarimin e kohës ligjore. A mund të tolerohet një pushtetar me të tillë akuzë në SHBA? Prokuroria atje a do ndalë së thirruri, nën justifikime absurde si të Lulit? Kurrë! Por nuk mjafton me kaq, si ministri i Brendshëm ai përsëri akuzohet për vrasjen e katër protestuesve më 21 janar dhe si ministër i Drejtësisë i shkëput atdheut 350 km2 det duke ja “u dhuruar grekëve”. Dhurimi i trojeve përbën tradhti kombëtare. Pra një “dosier krimi”. Në fushatën për zgjedhjet vendore po ky “i zgjedhur” bën thirrje për mospagim të energjisë, për përfitim të ndihmës ekonomike edhe kur s’të takon, pra për antishtet, për anarki. Atëherë z.Donald Lu, a duhet të jetë në ato “lista” edhe emri i këtij të zgjedhuri?!
