Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë publik sot sloganin e ri që do të prijë këtë forcë politike në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, ku do të votohet për 61 kryetarë bashkish.
“Më shumë shërbim dhe punësim”, është slogani i LSI-së.
Sfondi në të cilin është vendosur slogani, është i kuq, ndërsa shkrimi, me ngjyrë të bardhë. Sikurse edhe ngjyrat e logos së kësaj partie.
Mazhoranca do të futet në garë në këto zgjedhje me 61 kandidatë të përbashkët me forcat e koalicionit, ku pas PS-së, Lëvizja Socialiste për Integrim ka numrin më të madh të kandidatëve për kryetarë bashkie, 15 të tillë.

Ikni ore andej ju LSI-stat ! E ndritet me koalicionin qe keni krijuar ju dhe Rama dhe tani do na beni cudira . Boll mashtruat se nuk ju beson me njeri .Jo keshtu sloganesh te vini por cdo gje te beni jeni komplet fals .
slogani juaj duhet te ishte “papunesia dhe varferia me ne eshte e sigurte”, me zymbylin ka vdekur edhe shpresa.