Rusia dhe Kina do të zhvillojnë stërvitjen e parë ushtarake në Detin Mesdhe, në mesin e këtij muaji, ku do të marrin pjesë nëntë luftë – anije nga të dy vende.
Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, Geng Yansheng tha se qëllimi është thellimi i bashkëpunimit dhe rritja e aftësive të marinave të dy vendeve, për t’i bërë ballë kërcënimeve në det.
Ai nënvizoi se kjo stërvitje nuk bëhet ndaj një palë të tretë dhe nuk ka asnjë lidhje me situatën rajonale. Moska dhe Pekini kanë intesifikuar bashkëpunimin për mbrojtjen duke kundërshtuar kritikat e Shteteve të Bashkuara për politikat e tyre ushtarake.
Kina akuzohet për zhvendosje me forcë në Detin e Kinës Jugore, duke u përballur me disa vende, që kanë pretendime territoriale. Për Kinën, rreth 90% e 3.5 milionë km2 të Detit të Kinës Jugore është pjesë e territorit të saj.
Rusia është vënë në shënjestër të sanksioneve ekonomike për Ukrainën, sipas Uashingtonit, duke kërcënuar aleatët e tij në NATO, në Europën Lindore.

Edhe Shqiperia si vllai i vogel i tyre duhet te behet pjese ne stervitje me nendetesen 105 dhe me anijet e tjera te ndryshkura.
BOTE E CUDITSHME