Albumi i fotografive të dasmave në Kinë, ka një rëndësi që shkon përtej asaj që ne mund të imagjinojmë. Albumi i fotografive të çiftit nuk përfshin vetëm fotot e bëra spontanisht në dasëm, por edhe foto të ditëve normale përpara dasmës, në banesë, në zyrë, gjatë shëtitjeve në vende të ndryshme etj.
Bumin e këtij viti, e bëri çifti Phuntsok, 31 vjeç dhe Drolma 27, dy tibetianë që për albumin e fotografive të tyre janë martuar edhe në Lhasa dhe në Tailandë.
Albumi i tyre u shpërnda nga 80% të përdoruesve të WeChat (What’s up kinez), për një total prej 250 milionë njerëzish që e kanë parë albumin.






Une shpetova, nuk u cmenda.
edhe une!