Jozefina bëhet proletare… më 1 Maj

Dita

Këtë fillim muaji, teksa data shënonte 1 Maj, Jozefina Topalli shkruan një status në Facebook. Ish-kryeparlamentarja e “plumbave ballit” dhe “kapjes prej zheleve” tashmë e mënjanuar me stil nga PD-ja e ditëve të sotme, ka folur për ditën e punëtorëve, të rinjtë
dhe perspektivën e munguar të tyre.

“Të rinjtë Shkodranë në protestë! Nuk duan të ikin në eksod! Të rinjtë duan të jetojnë në Shqipëri! Nuk kam dyshuar kurrë në shpirtin e protestës të shkodraneve, në fuqinë e protestës së tyre, në aspiratën e tyre për të ndryshuar gjerat! Të rinjtë janë të parët, janë
e ardhmja , janë shpresa! Në Shkodër ka filluar gjithmonë! Në Shkodër edhe kësaj radhe! …dhe ….nga të rinjtë”- shkruan revolucionarisht Topalli! Një nga komentuesit i shkruan në profilin e saj disa fjalë që me siguri i janë dukur të hidhura, “Tani që kjo zonjë nuk ka mundësi të
kapë njeri prej zhelesh, flet për punësim, rini, emigrim.

Sa ishte vetë në karrigen e pushtetit e fundosi Shkodrën nën ujë dhe nuk e vrau mendjen fare për familjet dhe dëmet që ata pësuan. Ja pra, sot këto familje po vuajnë pasojat e pushtetit tënd Zonjë, ndaj ose hesht, ose zhduku – nga një shkodran që i do të mirën Shkodrës”. Dhe pas këtij komenti, një tjetër thotë:
“Dëgjo Joz, dëgjo ç’të thonë bashkëqytetarët e tu, dhe bëj llogaritë si matematiciene që je”. Eeeeh Jozefinë, ndoshta vërtet ka zhgënjim, po ende shpejt për të harruar bëmat tuaja.

Share This Article
13 Comments
  • Nje person qe hyri e doli ne politikr e qe la vetem negativitet e mrdiokritet.
    Gjynah per Shkodren kte qytet historikisht te civilizuar qe u neperkemb nga ky person.

    • rexh po me thuaj vec Shkodres nje qytet+bastion ku ka qene+jane keta te ashtuquajtur demokrate te kete bere hajer+te jete rregulluar asnje ketyre plerave si jozefina me Co nuk i dilte te vidhnin,Po kaloja sot neper Kavaje ndryshim i papare 20-vjet ishte saliu asgje nuk boni shikoje vetem kuaj+bajga neper qytet shkoni shikoni sot,,jozefina do kishte qene me per hajer per HARD sesa per politike turp ti thuash edhe femer kesaj shtazoreje….

    • …..mos bre burr ja kujton njat profesion,se do te justifikohet se si i ka bo parret manej…

  • “Dizenjatorja” ka qene me misjon ,nga Sig.I Shtetit ,per te a I bere baja Demokracine , e te nostalgojme Komunizmin.Edhe “penicilin ” me te tjeere po ashtu .Dhe ja kane arritur qellimit.ne po urrejme gjithcka ,biles edhe veten tone ,vlerat tona.

  • Faj kemi dhe ne qe ju dhame voten se I pame se ç’na bene desh na futen ne Vella vrasje

    • Po t’ua kishim dhene voten perse duhet te ngrinin nje industri te tere (te vetmen industr qe I dhane Shqiperise ,per 23 vjet)per tjetersimin e vullnetit Sovran te shqiptareve???????????

  • ….ka raste qe mua me duket si travestit kjo fytyre ,

    mbase Pashuku duhet ta dije me mire se çeshte ne te vertete !!!

  • Kur e mendon , se per ke votoj dhe besoj ky milet , kanë te drejte qe braktisin vendin njerezit kur shofin kryeqendren e veriut Shkodren si per 25 vjet i perfaqësoj ky model dhe rezultati kthim ne mesjete shyqyr si kemi dritat e Enverit se do te kthehej edhe nata e gjate e territ .

  • Huni esht i mm,prehun mir, ne te dyja anet per popullin. Ta Z,gjedhin cilen ane te ja u don qefi. Por kur e nxjerrin majen e njeres ane, lirohen ne fushat dhe harrojn, se Jan te dyja njelloj. Shkoder kurva ka emnin e VEt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *