Cana rikthehet më 10 maj kundër Interit

Dita

Lorik Cana mungoi kundër Parmës së Andi Lilës, por mjeku i Lazios, Stefano Salvatori, për mikrofonat e “Lazio Style Radio 89.3”, tha se mbrojtësi shqiptar pritet të jetë kundër Interit (10 maj), dhe jo nesër ndaj Atalantas.

Cana është së bashku me Pereirinhan në infermierinë bardhekaltër. “Gjatë këtyre ditëve u janë nënshtruar kontrollove me instrumente, sot (dje) pasdite nisën protokollet respektive terapeutike. Nuk do të jenë të gatshëm për të dielën, por do të jenë kundër Interit”, citohet mjeku nga faqja italiane Lalaziosiamonoi.it.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *