Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma ka vijuar takimet me banorët të shumtë në lagje të ndryshme të qytetit për të bashkëbiseduar për problemet ekonomike dhe sociale të tyre. Banorët vuajnë mungesën e perspektivës dhe shanseve për tu punësuar.
“U bënë 8 vjet që punohet majtas. Unë jam socialist dhe kam votuar familjarisht por nuk shoh që të ecë diçka që të punësohen njerëzit. Unë kam 8 vjet pa punë”, u shpreh një banor. Ndersa nga ana e saj, Duma tha se
“Ky popull thotë gjithë ditën që do e çojë votën djathtas por kush shkon të votojë i prishet mendja për një thes miell?, tha një qytetar tjetër. Zonja Duma u shpreh e bindur se qytetarët durrsakë në katër anët e bashkisë së re e kanë kuptuar rëndësinë e votës dhe nuk kanë për të shitur shansin për një projekt ndryshe. ?Unë besoj se njerëzit e kanë kuptuar që ai thesi i mjellit nuk u ndryshon më asgjë”.
Në lagjet e qytetit pranë plazhit dhe në afërsi të Shkozetit, kandidatja Duma u njoh me vështirësitë e banorëve dhe lënien në harresë nga bashkia.
“Nuk është vështirë një shkollë më shumë për një komunitet të madh si ju këtu sepse është kjo zona këtu që jep dyfishin e të ardhurave se një zonë tjetër. Unë e di që kjo është sakrificë e madhe. Ajo që duhet të bëhet është shkollë brenda standardeve dhe nuk është as e shtrenjtë dhe as e pamundur. Duhet vetëm ta ndjesh brenda vetës. Unë jam nënë, jam pedagoge dhe e di shumë mirë një gjë të parë”, përfundoi Grida Duma.

He mo boll me keto se na hapet barkun. Grida ti as qe ja ke idene se ceshte bere ne Durres per faktin se e ke rezidencen ne Tirane. Nuk e ke permendur nje here Durresin per aq kohe sa je ne politike, perpara se te beheshe kandidate.
Grida po mundohet te na preke, po na ben per te qare me keto qe thote. Nje femer e cila ne Durres as per pushime nuk ka shkelur pasi kushedi ku i kalon ato.
Ne ka nje person qe as qe ja ka idene qytetit te Durresit ajo eshte pikerisht znj. Duma. Retorika boshe nuk indinjon asnje nga qytetaret e Durresit. Durresi kurdohere ka bere zgjedhjen e duhur lidhur me drejtimin e qytetit.
Pervec se e pashme, eshte nje femer teper inteligjente, plot e energji e denje per te qene Kryetare Bashkie e Durresit!