Kush ishte Justiniani I?

redaktor

I nderuar lexues! Justiniani I (483-565) ishte perandor bizantin me prejardhje ilire, nga fshati Tauris i Dardanisë, pranë fortesës Bederiana. Gjatë sundimit të tij (527-565) Perandoria Bizantine ishte ende shtet i fuqishëm. Justiniani u përpoq të ringjallte perandorinë e dikurshme romake, pushtoi Afrikën Veriore, Siçilinë, Italinë e një pjesë të Spanjës. Kodifikoi të drejtën romake. Ndërmori punime të mëdha ndërtimi, sidomos për të mbrojtur kufijtë e perandorisë në veri nga sulmet e barbarëve. Rindërtoi kështjella të vjetra dhe ndërtoi mjaft të reja. Emrat e kështjellave të ndërtuara prej tij përmenden në veprën e Prokopit të Cesaresë “Mbi ndërtimet” dhe përbëjnë një burim të rëndësishëm për onomastikën ilire.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *