Ekspertët mendime të ndryshme për byronë e hetimit

Dita

Ekspertët ndajnë mendime të ndryshme për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Për juristin Alban Mesonjesi, ndonëse Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë të gjithë paragrafin për ngritjen e kësaj strukture ky është një vullnet i mirë i qeverisë për reformimin e sistemit hetimor.

Nga ana tjetër  për ekspertin e sigurisë Arjan Dyrmishi ngritja e një strukture të tillë brenda policisë së shtetit shton risqet e shkeljes së të drejtave. Sipas ekspertëve reformimi duhet të jetë rrënjësor për vetë policinë e shtetit. Pavarësisht se në hartimin e ligjit asistuan edhe ekspertë të FBI-së amerikane, Gjykata Kushtetuese rrëzoi ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, raporton Vizion +.

Vendimi i zbardhur ende nuk është publikuar, ndërkohë që Ministri i Brendshëm deklaroi se dikasteri që ai drejton pret zbardhjen dhe reflektimin e sugjerimeve të bëra nga gjykata kushtetuese dhe marrjen e masave qoftë nëpërmjet amendimit të ligjit për të arritur në ngritjen e kësaj strukture.

 

Share This Article
6 Comments
  • Ekspertèt duhet te jene ne nje mendje dhe kjo duhet tè ngrihet sa me shpejte.Ku e kane pengesèn ekspertèt.?Apo dikush ka ndèrhyre?Kjo do te jetè pa tjeter nje shtyse e madhe per te zgjidhur problemet e korrupsionit ne shqiperi.Shpresojme.

    • Aha,problemet ne Shqiperi, e ka treguar vete jeta, qe nuk i zgjidh diplomacia por dajaku i Enver Hoxhes,Fatkeqesisht!

  • e domosdoshme mos te xvarritet per te nxjeerre kombin nga ky llumbe qe e ka zene shoqerin tone perte ecur perpara per ne BE ne te kundert do behemi me keq pa shprese do na drejtojne injorantet e militantet

  • Expert et Kane per detyreme respektuar ligjin:ne qofte se ligji nuk e lejon ,le te ndryshohet ligji nga qeveria’ka mazhorancen ne Parlament se per kete pa trim ia dhame voten,kjo per Loja pas perdes!

  • Pa ngritur Byrone e Hetimit, korrupsioni dhe te korruptuarit do te jene ne aktivitet te plote. Mirpo Gjykata Kushtetuese eshte ne dore te politikes, te atyre qe do t’u vihen hekurat. Ka mundesi qe te nderhyje urgjentishte SHBA per te mundesuar zgjidhjen njehere e mire te ketij problemi kaq te madh?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *