Incidenti në takimin e PD në Durrës, shoqërohen dy persona

redaktor

Policia e Durrësit ka shoqëruar dy persona në lidhje me incidentin e një dite më parë të regjistruar gjatë një takimi elektoral të Partisë Demokratike.

Uniformat blu të qytetit bregdetar njoftojnë se personat e shoqëruar janë shtetasit me inicialet Xh.K. dhe J.B., që të dy 24 vjeç.

Ata dyshohet se janë autorë të sulmit ndaj  shtetasit me inicialet E.S., 21-vjeç, mbështetës i Partisë Demokratike.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërkohë që Partia Demokratike pas publikimit të pamjeve nga zënka, ka akuzuar drejtpërdrejtë kreun aktual të Bashkisë dhe kandidatin e mazhorancës për një tjetër mandat në Durrës, Vangjush Dakon.

Share This Article
1 Comment
  • Me siguri ka qene ndonje tip Strazimiri,qe ka ngacmuar me qellim qe te mberrihej ne konflikt.Kjo eshte strategjia e shefit te madh te tyre.I ka dhene rezultat shpesh aq sa edhe europiane te blere e kane besuar se nuk ka faj,por jane kundershtaret qe sulmojne.Ja p.sh. 21 Janari ashtu u trajtua,si sulm me cadra pistolete,thika me helm etj,tamam si grupi i Veli Llakajt kunder Enver Hoxhes.
    U bene 24 vjet e tashme askush nuk beson se jane shkak punet e politikes mes 21 vjecareve,por eshte politika qe i kthen ne favor te saj.
    Kjo arme u ka mbetur sepse per zgjedhes e mbushes rrugesh neper mitingje u eshte thare burimi.Me mire te bejne analizen e vetvetes se sa te kundershtareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *