Gazetarja e ABC News Alma Çupi e cila drejton emisionin “Histori Shqiptare” ka denoncuar hapur televizionin e saj se nuk u ka dhënë rrogat gazetarëve prej dy muajsh.
Menjëherë pas publikimit të këtij fakti nga ana e saj, kanë vërshuar komentet e kolegëve edhe nga mediet e tjera të cilët janë solidarizuar por edhe janë habitur së shumti nga kjo histori të cilën vetë gazetarja e ka cilësuar si “një histori shqiptare të paparë”, raporton Newsbomb.
Kjo është hera e parë që një gazetar denoncon në shenjë proteste një fakt që rëndom kemi dëgjuar të thuhet “nën zë” por që asnjëherë askush nuk ka marrë guximin ta thotë hapur e publikisht një gjë të tillë.
Nuk e dimë nëse pas kësaj gazetarja do vazhdojë të qëndrojë në pozicionin e saj të punës në ABC News por protesta e saj është padyshim për t’u marrë shembull edhe nga kolegët e tjerë që ndoshta ndjehen të frustruar e nuk guxojnë të kërkojnë atë çfarë u takon për aq kohë sa punojnë e rrinë në krye të detyrës.




@@@@@ Po prit moj goce sa të marin paratë e reklamave ata të ABC? Deri atëhere nxiri fëmijët dhe kulloti si qingja. Bëhu ca kohë çobaneshë! Se mos vetëm ju të ABC-së? Është semundje nê shumicën e mediave vizive dhe të shkruara kjo punë! A e dini ju moj goce se puna mendore sot vlen sa një akullore? Prandaj ky komb po “vdes” nga mendja dhe nga produktet e saj, sidoqë janë kryesorët! Hajt bëhu çobaneshë tani dhe leri llafet? Tung!
Edhe gazetaret e Topit vuajne nga i njejti problem, sidomos korrespondentet, i marrin rrogat nje here ne disa muaj.
ec e ta shikosh edhe ketu ne itali ne parajsen e kryeministrit piktor, se s’i ka plot hallexhinj qe kane shume me shume se dy muaj pa mare rrogat, e sipermarres qe kane falimentuar apo ja kane mbathur pa paguar punetoret, sipas tradites me te mire italiane. ndaj mos u qaj, futi nje te hedhur ne gjyq abc new, se rroga eshte kredi e privilegjuar, po sta dhane ata ta jep gjykata me precedence