Bajerni i përgjysmuar dhe me mendjen tek Barcelona ka humbur ndeshjen e radhës në Bundesligë, përballë Leverkusenit.
Në takimin e luajtur në transfertë, bavarezët u mposhtën 2-0. Goli i parë për vendasit u shënua në minutën e 55-të nga Calhanoglu dhe në minutën e 81 nga Brandt.
Më shumë se humbja, Guardiola-n duhet ta shqetësojë paraqitja e skuadrës e cila do të vihet përballë Barcelonës ditën e mërkure dhe me mungesa të rëndësishme, përfshirë këtu edhe Roben, që mbylli sezonin pas dëmtimit në ndeshjen e kupës përballë Dortmundit.
Ndryshe nga Bajerni, Barcelona fitoi 8-0 në transfertë ndaj Cordoba-s.

HIQI BARCELONES TRESHEN E SULMIT DHE PASTAJ GOLAT I SHENOJ UNE(PRASI)
DHE NQS. LUAN TRANGULLI PRASI