Gjykata e Durrësit dënon me 2 vjet burg në total dhe 300 mijë lekë gjobë, 13 të pandehurit e akuzuar për kontrabandë nafte, por i liron në sallën e gjyqit pasi kishin plotësuar këtë dënim me kohën e paraburgimit.
Përfundoi dje gjykimi për grupin e 11 personave që akuzoheshin për “kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe 2 të tjerë për “tregtim i mallrave që dihet se janë kontrabandë”.
Prokuroria kishte kërkuar dënimin e tyre me 8 vite burgim në total. Kontrabanda bëhej me anijet “Rovato” dhe “Iliria” nga Mali i Zi, ku blihej më lirë dhe shitej fshehurazi në tregun shqiptar.
Prokuroria kishte kërkuar gjithsej gjatë pretencës dënimin e 13 të pandehurve me 8 vite burgim në total për akuzat e ngritura.
Për katër prej tyre, të cilësuar si krerët e grupit të kontrabandës, Ardian Cani, Zyhra Vokshi, Sokol Troplini dhe Ahmet Masha, u kërkuan nga 1 vit burgim për secilin, për 8 të tjerë me 6 muaj burgim dhe për të fundit u kërkua dënimi vetëm me gjobë.
Në vendimin përfundimtar, trupi gjykues i shpalli fajtorë të dyshuarit, por i dënoi me gjobë, deri në 5 muaj burgim dhe duke marrë parasysh vuajtjen e paraburgimit për një pjesë të tyre, u liruan në sallën e gjyqit pasi e kishin vuajtur dënimin e dhënë.
Për ata që ishin në masë sigurie detyrim paraqitje gjykata dha vetëm gjobë, kurse për të tjerët që bënë paraburgim nga muaji dhjetor 2013, deri në shkurt 2014, u dhanë dënime sipas kohës së izolimit të kryer.
Në total gjykata dha vetëm 2 vjet burgim dhe për 3 të tjerë 100 mijë lekë gjobë.
Të dënuarit, në bashkëpunim, blinin në Mal të Zi karburant më shumë se sa u lejohej për anijet e peshkimit, ku karburanti për anijet është më i lirë dhe një pjesë të saj e tregtonin në pikat e karburanteve me pakicë në qytetin e Durrësit.
Nga kjo veprimtari e paligjshme, përveçse përfiton shuma në mënyrë të padrejtë, ndikonin drejtpërdrejtë negativisht në automjetet e qytetarëve, pasi karburanti për anijet është i një cilësie më të dobët se sa ai që përdoret për automjetet.
Operacioni u zhvillua dy vjet më parë dhe në dhjetor 2013, gjykata vendosi masën e “arrestit me burg” për 9 prej tyre, ndërsa për 4 të tjerë u vendos “detyrim paraqitje”.
Në shkurt 2014, Gjykata e Apelit Durrës vendosi që hetimi ndaj të gjithë personave të vijonte në gjendje të lirë, duke vendosur masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.
Më datë 19 shtator 2013, rreth orës 10:00, në vendin e quajtur “Unazë e Plepave” në lagjen nr. 14 në Durrës, janë konstatuar automjetet e markës “Mercedes Benz”, me targë DR9947C dhe “Ford Tranzit”, me targë 161KS746, në të cilët ndodheshin disa bidonë plastikë me naftë, e cila dyshohej se kishte hyrë në mënyrë të paligjshme dhe kanë pasur depozita të montuara brenda.
Më tej janë kryer mbi 2 muaj përgjime telefonike dhe ambientale se si funksiononte mekanizmi i kontrabandës, për të siguruar prova bindëse.
I përgjuari ka qenë Isuf Beshi, i cili u zbulua i pari dhe më tej të tjerët. Operacioni u krye më 13 dhjetor 2013 në port, në disa anije dhe në një magazinë në Fllakë, ku u sekuestruan mbi 2 tonë naftë.
Pretenca e Prokurorisë dhe vendimi i Gjykatës:
Ardian Cani, 2 muaj e 18 ditë burgim, prokuroria kërkoi 1 vit
Zyhra Vokshi, 26 ditë burg, u kërkua 1 vit burg (shërbim prove 2 vjet)
Ahmet Masha, 100 mijë lekë gjobë, u kërkua 1 vit
Kujtim Brahimaj, 5 muaj e 4 ditë burg, u kërkuan 6 muaj
Fundim Masha, 3 muaj e 26 ditë burg, u kërkuan 6 muaj
Eugen Hysa, 3 muaj e 26 ditë burg, u kërkuan 6 muaj
Irgen Balla, 4 muaj burg, u kërkuan 6 muaj
Emiljano Kuçi, 1 muaj e 8 ditë burg, u kërkuan 6 muaj
Arbër Çerkini, 1 muaj e 8 ditë burg, u kërkuan 6 muaj
Altin Imeraj, 1 muaj e 20 ditë burg, u kërkuan 6 muaj
Emirjan Hako, 100 mijë lekë gjobë, u kërkuan 6 muaj
Soko Troplini, 1 muaj burg, u kërkua 1 vit burgim
Isuf Beshi, 100 mijë lekë gjobë, u kërkuan 200 mijë lekë

BLLA BLLA BLLA BLLA.
SA PARA HUMBEN NGA BUXHETI I SHTETIT NGA KY VEPRIM.
VETEM KJO NUK THUHET NE KETE ARTIKULL.