Matja e audiencës, Ora News: Një bllof, e manipuluar në favor të klientëve

redaktor

Gjate ditës së djeshme një lajm me burim një nga kompanitë e matjes së audiencës ka qarkulluar në media dhe rrjete sociale.

Ora News ka reaguar duke e cilesuar ate si nje mates te manipuluar.

“Pa dashur të përmendim konfliktet e interesit që kanë aksionerët e kësaj kompanie me median ku është publikuar lajmi, por ju sjellim një fotografi të klientëve dhe partnerëve të Telemetrix në faqen e saj zyrtare online Telemetrix.al

Besoj se tani është më e qartë për të gjithë përse disa televizione të cilat e paguajnë telemetrix për këtë shërbim renditen në tabela dhe të televizioneve të tjera që nuk janë klientë nuk u del emri.

Kohë fushate është dhe çdo përpjekje për të përfituar pandershmërisht nga buxhetet e partive dhe kandidatëve është e kuptueshme, por të paktën duhet bërë kujdes të përfshijnë sa për sy e faqe edhe media të tjera që nuk i paguajnë rrogat kompanisë dhe mbi të gjitha të jenë pak më profesionalë dhe të japin metodologjinë dhe mënyrën si arrijnë t’i ndërtojnë grafikët e tyre klientelistë” thuhet ne reagimin e Ora News.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *