Letër e nënshkruar
Arben Lagreta
Tre vjet me pare e pikerisht mengjesin e 29 prillit do te zgjohesha me heret per te udhetuar drejt Tiranes. Me te mberritur, rreth ores 9 vendosa te ktheja se pari tek nje miku dhe kolegu im i vjeter qe prej vitesh ka nje shtepi botuese prane gjimnazit Petro Nini.
E gjeta ne zyre te shtangur para kompjterit. – Po lexoj mesazhin e fundit qe me ka nisur me poste elektronike Adrian Klosi”, me tha.
Dhe botuesi me beri vend para kompjuterit duke me lejuar te lexoja mesazhin qe i ndjeri Klosi i kishte shkruar vetem 3 dite me pare, sikur paralajmeronte fatalisht ate qe do t’i ndodhte.
Ndermjet te tjerash Klosi shprehte shqetesimin dhe ndjehej i fyer qe nuk kishte mundur te fitonte asnje projekt per hartimin e librave shkollore, kjo ne nje kohe qe Keshilltari i Kryeministrit per Arsimin dhe Shkencen kishte gllaberuar plot 70 per qind te tenderave te destinuar per tekstet shkollore ne arsim duke shkelur shpalosur me paturpesine me te madhe konfliktin e interesit me parate e taksapaguesve shqiptare. Per me teper qe ate vetem per autor tekstesh shkollore nuk e njihte njeri…etj.., etj….
