Nuk jam unë o gjysh Saliu…

Dita

Dje, ish-kryeministri shkruante në FB se kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës kishte takuar si qytetar të thjeshtë një person që në fakt e njihte më parë.

Madje, Berisha do të publikonte edhe foto të personit. Por në të vërtetë personi në foto dhe personi që aludon Berisha janë dy të ndryshëm. Vetë personi i përmendur nga Berisha ka shkruar se nuk është ai në makinën që ka takuar Veliaj. I riu Flogert Muça sqaron se ai nuk ka as makinë dhe as patentë për drejtimin e makinës dhe se nuk është ai në foton e publikuar nga Berisha. Më poshtë komenti i tij.

“2 fjalë për Saliun, meqë ai nuk i shkëputet dot zanatit të përgojimit e shpijes:

Ish-kryeministrin mesa duket po e lënë edhe sytë. Se sa për mendtë…

Postoi një foto montazh ku pretendonte se miku im, Erion Veliaj kishte stisur një skenë ku unë hiqesha si shofer taksie dhe Erioni bënte sikur qante hallet me mua.

Sali, unë nuk punoj taksi. S’kam as makinë. Madje s’kam fare as patentë. Jam student dhe lëviz në këmbë.

Po, unë punoj për fushatën e Erion Veliaj dhe jam krenar për këtë. Siç jam krenar që kam punuar me Partinë Socialiste edhe për zgjedhjet e vitit 2013.

Jam i lumtur për kontributin sado modest që kam dhënë në 2013 kur të larguam ty Sali. Jam shumë i lumtur që po punoj tani për të larguar Lulin. Jo sepse jam socialist, por sepse jam banor i Tiranës dhe e shoh ku e ka katandisur këtë qytet.

Unë kam një gjysh që në fakt është në moshë më të madhe se Saliu. Plot 84 vjeç. Por është pikë nga mendja dhe nga sytë. Jo si Saliu”, shkruan Flogert Muça.

 

flogert

Share This Article
14 Comments
  • Opozita destruktive e Saliut, me genjeshtra dhe shpifje,
    demton vetem shqiptaret ,
    sepse ka plot qorra,
    qe i besojne akoma Saliut!….

  • a te mjeret ne se kush na perfaqeson ne parlament, nje njeri qe merret me fotot e njerezve ne facebook, a thua se per kete paguhet me taksat e shqiptareve.
    o plak i shkare, ik ore merru me niperit e mbesat e shijo pleqerine tate, mjaft u more me jetet e te tjereve.

    • Me mashtruan syte e mi, thote nje kenge…
      po kur nuk shef, shko bej naj vizite tek koleget e tu doktor okulist, qe te mos behesh qesharak, se le nam. Njehere me perrallat me mbret, e tani me fotomontazhe.

  • Po ti shikojme me kujdes akuzat, theniet, kritikat apo ndoshta dhe momentet qe theatron zoti Sali, do te gjesh ne keto”thyesa” nji emerues te perbashket:-lajthitur nga mendja dhe humbja e ekuilibrit psikologjik, sa shpesh here syte i mbushen me gjak.

  • Pergjimi nga vrima e celesit, dhe pergojimi eshte profesion!
    E si munde ta harroje Sali Bisha ate!? kote nuk thone:Drune e shtrember vec zjarri e drejton.
    Apo:Kurrizin e kurrizdalit vec varri e drejton!

  • Po me ate gocen te parku qe kish dal foto dhe e pohoi me gojen e vet? Apo nuk eshte puna juaj?

  • Problemi eshte se veliaj e ka hadet me manipuluar fotot e faktet:me kryepeshkopin ,me punen nje dite pas dasmes kur ne fair fotot Jane te para dicka muajve! ..
    Kjo tregon nje gje:veliaj i merr shqiptaret per budallenj,po koha nuk eshte me e xhaxhes Enver,sot interneti ka memorije per ne….Mjafton te percjellim ‘karriere’ e erionit!! Ne kosova per shembull… Ne kohe e Argites e lulit,edhe ky shetitke ne kosove kishe ‘per ndihme humanitare’…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *