Vargje të nënshkruara,
Kapo Labi
Ditë, të lutem më ndihmo
Dëgjoj një zë njeriu
A janë dy, si dalloj dot
Është Blushi a Saliu.
I dëgjoj si me pahir
Thashë ç’flet ky legeni
M’u dukën si babë e bir
S’di kush ish, Blushi a Xeni.
O delja e zezë e shumicës
Lëri njerëzit të punojnë
Duke llapur dita ditës
S’di kaq shumë pse të durojnë.
Si ministër të provuam
Dhe rezultove dështak
Ngele duke kritikuar
Arapi ngelet arap.
Ore Ben që s’ecën vetë
Se ke ndihmë nga opozita
Sado të punojë Rama
Ju përditë i vini prita.

Kapo Labi ? Gjithnjë ke shkëlqyer por sot kini gabuar! Këtu do të jemi dhe do të vihemi të dy përballë asaj që do të tregojë e ardhmja. Ju siguroj se do jem unë më afër të vërtetës ! Nderime!
Ore kapo,nga i bën analizat vjershërore ti, ke hipur në ndonjë akacie dhe të shpohet suma a si? Militantizmi yt i verbër po e mer më qafë atë parti me shumë semundje. Hap sytë evlat se po na çoni në greminë dhe mos ironizo Blushin ti se është ajka e njeriut me guxim dhe integritet. E kupton dot fjalën integritet apo jo?