Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Se cili do ta fitojë të drejtën për të drejtuar Bashkinë e Tiranës, këtë e vendos populli më 21 qershor, po që të dalë e të bëjë politikë, të qajë hallet e popullit një hajdut, një vrasës si Lulzim Basha, kjo nuk ka din e iman, dhe i bëj thirrje popullit që këtë njeri të mos e dëgjojë e të mos i shkojë prapa. Ata të djathtë e simpatizantë të Halim Kosovës që e shoqërojnë janë në të drejtën e tyre dhe shoqërojnë një njeri që të paktën deri tani ka rrezatuar kulturë në të folur… po jo një vrasës të pretendojë për të drejta e të “qajë” hallin tonë. Veliaj është djalë i ri, energjik, vuajtjet ekonomike ndoshta nuk i janë larguar nga kurrizi e besoj se di t’i qajë hallet e popullit. Unë personalisht ju uroj të dyve suksese. Këtë e ka në dorë populli i Tiranës.
