BSH: Rritja ekonomike do të forcohet, nga kërkesa e brendshme, norma të ulëta të interesit dhe kreditimi

Dita
TIRANE, 30.03.2010 - Godina e Banka e Shqipërisë ATSH.Foto: Agim Dobi

Banka Qendrore, vlerëson se rritja ekonomike do të forcohet, e mbështetur nga kërkesa e brendshme, norma të ulëta të interesit dhe përmirësimi gradual i kredisë.

Ndërsa kontributi i kërkesës së huaj në ekonomi, do vijojë të mbetet jofavorizues në kushtet e ecurisë së dobët të aktivitetit ekonomik në vendet partnere dhe rreziku i deflacionit në Eurozonë, citon BSH-ja në raportin e publikuar së fundi mbi ecurinë e treguesve financiarë. Sipas Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e fundit të vitit 2014, aktiviteti ekonomik vlerësohet të jetë rritur me 2.42% në terma vjetorë ose 1.12% në krahasim me një tremujor më parë.

Ndërsa sipas sektorëve të ekonomisë, ndërtimi shënoi një rritje të ndjeshme vjetore me 10.81%, industria shënoi rritje me 1.61% e ndikuar tërësisht nga zgjerimi i industrisë përpunuese. Gjithashtu, vëren BSH-ja në raportin e saj, aktiviteti i transportit shënoi zgjerim vjetor me 3.01%, ndërsa shërbimet e tjera me 3.21%. Sektori i postë-komunikacionit dhe sektori i bujqësisë kanë shënuar tkurrje vjetore.

Share This Article
1 Comment
  • Banka që ka bërë dhe bën gjithnjë “petulla me ujë” dhe që lundron nëpër termat e errët ekonomikë të pakuptueshëm për shumicën e shqiptarëve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *