Zbulohet data e dhënies së vendimit të CAS për ndeshjen me Serbinë

redaktor

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi mbrëmjen e djeshme se gjykata e arbitrazhit sportiv në Lozanë (CAS) pritet të japë vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri në datën 29 Maj 2015.

Po sipas këtij njoftimi thuhet se gjithashtu mund të ketë vonesa në varësi të hetimeve që po realizon kjo gjykatë sportive, raporton Lapsi.

Ndeshja Serbi-Shqipëri u luajt në datën 14 Tetor 2014 dhe u ndal për shkak të dhunës që u ushtrua nga tifozëria vendase, kundrejt futbollistëve tanë.

Ne kemi shpresë për një qëndrim dinjitoz dhe korrekt ndaj Kombëtares sonë. Një qëndrim në favor të Shqipërisë është në favor të futbollit duke i thënë STOP urrejtjes dhe racizmit, në sportin më të dashur,” mbyllet njoftimi i FSHF-së.

Share This Article
6 Comments
  • S’ka çka ben hetime ajo gjykate sportive, realiteti eshte pare nga e gjithe bota. Duhna serbofashiste ndaj kombetares shqiptare i ka kaluar te gjithe kufijte dhe rezultati 3:0 per Shqiperine eshte ai i drejti dhe vetem ai perben vendim te drejte te sportit nderkombetar.

    DRENICA E KUQE

  • Turp per drejtesine-nqs nuk-i jepet-fitorja-Shqiperise-cpresin-e diskutojne-ato-veprime-skandaloze-e antinjerezore-e provokuse-qe-ja bejne- muuuu—dhe-e-pa gjithe-Europa-

  • Gjykim me drejte dhe me konribut per futbollin ne teresi do te ishte 3:0 per Shqiperine dhe nje denim te ashper per Serbin, per performance kafshrore dhe munges te theksuar civilizuese.

  • Si po rrotullohet ky muhabet. Mund te jepet dhe nje opsion tjeter. Qe serbi-shqiperi te riluhet ne fushe asnjanese vetem mbasi te mbarojne turnet kualifikuese. Nqs kombetarja jone eshte e kualifikuar ska nevoje te zhvillohet si ndeshje. Mund te jete mundesi per tu shfrytezuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *