Nisma për turizmin, TVSH preferenciale dhe klasifikim hotelesh nga agjenci e huaj

redaktor

Nisja e sezonit turistik ka sjellë në vëmendje projektligjin e ri për Turizmin që po diskutohet në komisionet kuvendore. Dje ministri i Turizmit, gjatë prezantimit të këtij projekti në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ka hedhur disa opsione që në të vërtetë nga ky sektor i ekonomisë janë kërkuar prej kohësh. Tatim mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) preferenciale për këtë sektor, apo heqje monopoli për aeroportin, ishin dy opsione të shtruara dje nga Arben Ahmetaj, që pritet të vijnë së shpejti si propozime shtesë veç asaj që parashikon drafti i ri i këtij ligji. “Personalisht do të prezantoj përpara qeverisë, besoj brenda dy javësh, një paketë ku përfshihet edhe ulja e TVSH-së”, deklaroi Ahmetaj para ligjvënësve kuvendorë. Po kështu ministri Ahmetaj tha se po negociohet me koncesionarin e Aeroportit “Nënë Tereza” për të hequr për dy muaj ekskluzivitetin mbi fluturimet, duke i hapur rrugë ndërtimit të dy aeroporteve në jug dhe një në veri. Po ashtu, një tjetër nismë është ajo për të sqaruar kompanitë detare të sigurimit, mbi disa harta ku Shqipëria rezulton territor i minuar, çka ndalon jahtet dhe kroçerat të ndalojnë në bregdetin shqiptar. Nga ana tjetër, paketa pritet të përmbajë edhe një serë masash të tjera lehtësuese, mes të cilave edhe rimbursimin e kontributeve shoqërore gjatë periudhës jashtë sezonit turistik. Këto masa, vijnë në një kohë kur parashikimet janë për një rritje me 25 për qind të numrit të turistëve në sezonin turistik dhe në kushtet kur vendet fqinje kanë nivel TVSH që varion nga 6­10 për qind. Sa i përket sezonit turistik të këtij viti, një nga problematikat që paraqitet është ajo e pastrimit të plazheve. Për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike, qeveria pritet të miratojë një vendim të posaçëm për shtimin e numrit të punonjësve të Agjencisë së Bregdetit që do të krijojnë kushtet për ecurinë normale të sezonit turistik. Referuar të dhënave zyrtare, turizmi gjeneron 4.8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto ndaj dhe vëmendja e duhur në këtë sektor do e vendoste atë në një hap të ri.

Çfarë parashikon tjetër projektligji?

Ligji aktual i turizmit nuk parashikon kategorizimin dhe klasifikimin e strukturave akomoduese. Mungesa e këtij procesi ka sjellë një situatë kaotike në tregun hotelier. Strukturat akomoduese përdorin shenja dalluese (yje) të klasifikimit që nuk përputhen me standardet reale të strukturës apo me nivelin e shërbimit që ofrojnë. Ligji në fuqi nuk parashikon rregullimin e segmentit thelbësor në industrinë e turizmit, atë të udhërrëfyesve turistikë. Rolin e udhërrëfyesve mund ta luaj çdo person që zotëron një gjuhë të huaj, i cili nuk ka njohuritë e domosdoshme lidhur me teknikat e guidimit turistik si dhe nuk zotëron njohuritë e duhura për destinacionin apo produktin që prezanton. Por projekti i ri parashikon standardizimin dhe klasifikimin e strukturave akomoduese me asistencën e një kompanie të huaj. Por, kapitulli që ngjalli më shumë debate në komision ishte ai i investimeve, për të cilin opozita thotë se nuk parashikon një procedurë të qartë konkurrimi për investitorët, që do të përfitojnë nga politika “një euro” e shtetit për dhënien e tokave publike. “Jepen disa mundësi për sipërmarrjen, që nga ofrimi i tokave shtetërore, me afat 99 vite dhe sigurisht me procedurë të hapur tenderi, që do të përcaktohet me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave. Simbolikisht me ‘1 euro’”, deklaroi ministri Arben Ahmetaj.

Share This Article
7 Comments
  • Si vend me potencial ne fushen e turizmit kemi nevoje ta zhvillojme, promovojme dhe te investojme ne kete sektor. Lehtesirat fiskale, pastrimi i vijes bregdetare, investimet, etj, sjellin ardhjen e sa me shume turisteve te huaj ne Shqiperi.

    • Per nje turizem te zhvilluar duhet ti krijojme kushte sa me optimale pushuseve vendas e te huaj. Hartimi i politikave qe kane si qellim krijimin e lehtesirave fiskale perkthehet ne ardhje te investitoreve te huaj ne zonat turistike. Investimet perkthehen ne vende pune, investim te kapitalit te huaj ne vendin tone gjithashtu shkakton impakt pozitiv ne ekonomi.

    • Shqiperia si destinacion pushuesish te huaj, Shqiperia si vend ku te huajt mund te investoje. Kjo sjell: – impakt pozitiv ne ekonomi – vende te reja pune – investim te kapitalit te huaj ne Shqiperi – permiresim te imazhit te vendit – zhvillim te gjithaneshem.

    • Eshte vertet per tu pergezuar puna qe po behet per zhvillimin e turizmit ne vendin tone. Masa te tilla po bejne qe zhvillimi i turizmit te ece me hapa te shpejte dhe te sigurt,ishte per te ardhur keq gjendja ku ndodhej turizmi yne,duke i patur te gjitha mundesite per zhvillim,ndaj mendoj se turizmi po perparon shume

    • Shqiperia jone i ka te gjitha mundesite per zhvillimin e turizmit,cfaredo lloji qofte ai.
      Duke marre parasysh gjendjen sesi u katandsi turizmi shqiptar,masa te tilla jo vetem qe jane te duhurat po mese te nevojshme qe zhvillimi i tuzmit te vendit tone te hyje ne nje faze te re

    • Per mendimin tim masa te silla jane vertet te nevojshme per turizmin e vendit tone. Kjo do te rrise automatikisjt numrin e turistave qe do te zgjedhin vendin tone per destinacionin e tyre

    • Me ne fund nje lajm i mire per aeroportin se personat qe jetojme ne jug a veri duhet te bejne gjith ato ore rruge der ne aeroport. te shtojme ketu dhe faktin qe me ndertimin e aeroporteve te rinj edhe turistet e huaj do te arrijne me shpejt drejt destinacionit te tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *