Videoja e pazakontë, jeta në Berlinin e korrikut 1945

Ornela

Në rrjet është shfaqur një video e pazakontë në të cilën shihet se si ishte jeta mes rrënojave të kryeqytetit gjerman pas Luftës së Dytë Botërore, në korrik, 1945. Videoja është kompozuar në bazë të materialeve të arkivave nga kompania “Kronos Media”.

Videoja me ngjyra dhe me një cilësi HD na çon në verën e 1945-ës, duke na lejuar të shohim si jetonin berlinezët pas kapitullimit të Gjermanisë fashiste në Luftës e Dytë Botërore.

Videoja tregon gjendjen në të cilën mbeti kryeqyteti gjerman pas luftës, konkretisht Reichstagu, Porta e Brandeburgut, bunkeri i Führerit dhe bulevardi Unter den Linden./DITA

Share This Article
3 Comments
  • Keto pamje i kemi pare edhe me pare.Por vlera e rishfaqjes se tyre qendron ne ate se sa drejtuesit e vendit tone ,por edhe te vendeve te tjera te ballkanit nxjerrin mesime nga kjo.
    Kishim nje zonjeze ne krye te parlamentit qeshprehej pa pike turp”ca ka Gjermania,ca ka Franca etj?!”duke i dhene vehtes dhe partise se saj vlera te papasura.
    Kjo pamje tregon se nuk eshte problemi si na la komunizmi,si na la Enveri etj.,por sa beme ne sic bene gjermanet per rimekembje?Gjermani ra dy here e dy here u ngrit me e fuqishme se me pare.Ajo eshte feniksi i historise boterore,shembulli qe te gjithe duhet te ndjekim.Nuk eshte rastesi qe edhe sot qendron ne balle te europes.Ka patur e ka ne drejtim njerez atdhedashes,qe vene interesat e kombit mbi ato meskine,te tyre.Eshte nje grua qe i ka menderosur te ashtuquajturit “burra shqiptare”,aq me shume “burra malsie” sepse di te punoje ,di te drejtoje.Tane dinin e dine vetem nje gje me mire se gjermanet-TE VJEDHIN.
    A ka patur e a ka Shqiperia mundesi reale te ngrihet e te behet lider ekonomik?Them se ka ,sepse ne Shqiperi Zoti ka dhene gjithcka ,por Robi e ka prishe e pervetesuar barbarisht cdo te mire.Nese do te vendoset rregulli,drejtesia,puna dhe shfrytezimi shkencor i mundesive ,atehere vertet mund ta shohim Shqiperine ZONJE sic enderruan Rilindasit tane,ashtu sic edhe e do shumica e popullsise.Le ta bejme sebashku,duke bashkuar energjite pozitive,duke larguar spiune e tradhetare e duke vene ne krye jo Xhelalet dallkauke me diplloma Sale,por te veme njerez qe e duan popullin,e duan punen e duan te drejten!Gjithcka varet nga reagimi yne qytetar.

  • Shikoni ate djalin e vogel qe ka marre çekiçin e po sistemon guret e kalldremit (sanpietrini – siç i quajne Italianet) …. aty eshte thelbi i rimekembjes se Gjermanise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *