Urdhëri i Ramës për institucionet: Jo fonde publike për fushatë

redaktor

Qeveria synon dhënien fund të përdorimit të financave publike, burimeve njerëzore automjeteve shtetërore në shërbim të fushatës elektorale. 

Në urdhër kryeministri kërkon marrjen e masave të nevojshme për zbatimin e Kodit Zgjedhor, për ndalimin e vënies në përdorim të subjekteve zgjedhore të mjeteve, fondeve e materialeve të ndryshme, pronë e administratës publike të çdo niveli.

Në pikën tre të këtij udhëri thuhet:  “Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, automjetet shtetërore të ministrive dhe të institucioneve e organeve të tyre të varësisë, ndalohen të përdoren për veprimtari të fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore, të regjistruara për këto zgjedhje. Shpenzimet e furnizimit me karburant për automjetet shtetërore do të përballohen nga vetë përdoruesit e tyre”.

Në urdhër, një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe Policisë së Shtetit së bashku me Gardën e Republikës.

“Automjetet e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit do të përdoren në përmbushje të detyrave të tyre funksionale”- thuhet në urdhër.

 

Share This Article
12 Comments
  • Rilindjeee 🙂 me ne fund nj qeveri qe nuk shperdoron fondet publike per harxhime te teperta neper fushata

    • PO PERSE BEHET I DOMOSDOSHEM KY URDHER ?! ?! ?! ?! ?!

      NUK KA ENDE NJE LIGJ ORGANIK ?! ?! ?! ?! ?!

      PRIT TE PRESIM … ! ! ! ! !

      • Fondet publike duhet te shkojne per investime ne te mira publike, taksat tona duhet te kthehen ne sherbime ndaj nesh, jo per fushate elektorale dhe e mbeshtesim plotesisht kete vendim, ndryshime reale te qeverisjes, nga nje qeveri ne sherbim te pushtetit dhe oborrit te vet, ne nje qeveri ne sherbim te qytetareve.

        • Cdo dite po tregoni qe po sillni nje qeveri krejt ndryshe nga me perpara, dhe kjo na ben krenare qe ju kemi besuar e votuar dhe me optimiste se kurre qe Shqiperia do te integrohet ne BE.

  • *****…E.Rama do te beje shqiprin lule ,por lereni te punoje se ka perpara nje bllok te madhe njerzish te korruptuar qe nuk u leverdis fare shteti ligjor shqiptar por vetem pasuria personale,dhe per interesa te veta ata bejne tragjedi I vene flaken dhe shqiperise si S.Berisha me ithtaret e tije qe gjithe parat e shtetit I shfrytzonin per parulla ,muzike,kengetar ,defrim dhe flamuje ne çdo cep te rrugve dhe lulishteve , dhe furnizim me karburant per ithtaret dhe militantet me vargun e gjate te makinave qe oshtinte nga burit e makinave dhe dy gishtet perpjet te P.D-se qe bertisnin rrugve te qyteteve me krisma armesh,eksploziva dhe dinamite te shoqruara me banderola dhe me fotot e S.Berishes ne balle.THua se u ngjalle skenderbeu ,erdhi nga turqija me vargun e kalorsve.Ju lumte Edi qe ndaloni perdorimin e makinave dhe parave te shtetit per fushata personale .SHqipria do te behet shtet europian jo rrumpalle e Saliut.~~~~~~~~#

  • po me thoni me cfar lekesh po ben fushate erjonka dhe dishepujt e tij, se del dy her ne dite ne transmetime live ne cdo kanal televiziv. me sa di une transmetime live kushtojne shume, apo keto jane me kontribut vullnetar. edvini i kishte pervetesuar fondet publike para se te bente kete shkrese. prandaj thote mos i perdorini tani e tutje fondet per fushate se ska me fonde.
    po z.rama me karburantin dhe makinen e kujte po levize nga nje qytet ne tjetrin per te bere fiushate? apo per te nuk vlen shkresa. shum mire edvin shume mire.

  • Mire e ka ky Gjatavili me keto qe po thote por me fal me ke e ka ? Se jo per gje po gjithe kete fushate qe po ben ky Eri i Kalave , zogu i Rames per Tiranen me kursimet e mamit po i ben me siguri . Po kush i ha keto brockulla qe thoni more z. Kryeminister se mesa po shofim kete gje po e zbatoni vete ju dhe partia juaj duke e ndihmuar Veline per te bere fushaten e Tij per kryetar bashkie . Populli shef , degjon dhe normal qe do ta tregoje kete ne daten 21 qershor kur te votoje per Doktor Halim Kosoven . Eshte njeriu i cili duhet ne krye te BASHKISE TIRANES .

  • Ik oreeeee..pa pa pa cfere ndershmerie..po s’ka pse te perdor fondet publike Rama per kete fushate elektorale. Ka punuar 12 vjet me lejet e ndertimit per kete dite..Duhet te futeshit 10 pash nen toke po te kishit ndergjegje dhe te thonit gjerat qe thoni.Jeni turpi dhe misherimi i pandershmerise per kete popull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *