Bedri Islami: Pse Milaim Zeka e ekzagjeron

redaktor

I njohur me prononcimet e forta të Milaim Zekës ditën e djeshme, gazetari Bedri Islami, njohës i dorës së parë sa u përket situatave të viteve 1998-99 lidhur me marrëdhëniet e luftëtarëve për çlirim të Kosovës dhe institucioneve shqiptare ka dhënë mendimin e tij.

Sipas Islamit, që i ka ndjekur të gjithë replikat e ditëve të fundit dhe është prononcuar disa herë, “megjithë respektin e madh që kam për Klosin, besoj se anatema mbi Majkon nuk është reale. Aq më tepër ajo që ka thënë në intervistë Milaim Zeka”.

Për Islamin, “në kohën kur Zeka dëshmon se ka qenë një bisedë e incizuar, Majko nuk ishte shefi i qeverisë dhe nuk kishte pse të kishte dijeni për grushtin e shtetit. Ai ishte thjesht një deputet që nuk kishte asnjë lidhje me luftën në Kosovë, ose më saktë, as më pak e as më shumë se sa të tjerë deputetë”.

Vazhdon Bedri Islami:

Në të vërtetë informacionin se në Shqipëri po përgatitet diçka që ngjante si skenari i Avni Rustemit unë e kam trajtuar në një shkrim timin tek DITA.

Informacioni që ka ardhur në UÇK ka qenë nga brenda, nga një njeri i yni që u dërgua posaçërisht në FARK, e që më vonë kishte poste të rëndësishme. Ai u dërgua aty nga Ali Ahmeti dhe Ibrahim Kelmendi, me miratimin tim dhe prej tij ne kemi marrë pjesë të dosjeve sekrete të FARK-ut. Por Majko nuk kishte asnjë lidhje.

Kur ai u bë shefi i qeverisë gjërat ishin ndryshe. Për shkak se një grup drejtuesish të UÇK nuk kishin marrëdhënie të mira me të, pasi ai këmbëngulte në largimin e Klosit, dhe këtu gabonte; ne dërguam posaçërisht një grup pranë Pandit dhe Ilirit, të drejtuar nga Ramiz Lladrovci, që ishte njeri i besuar për të gjithë”./DITA

Share This Article
13 Comments
  • ç’lidhje ka te bej kjo me ekzagjerimin ? Ai eshte thjesht nje shpifes ordiner mitoman qe krijon shpifje dhe u beson para se t’i lansoj ne pazarin e Idioteve….

  • Po cfare flet mor aman! NUk eshte ashtu mor Shkumbin. Nuk eshte fjala per te qene ose jo i sakte Milaim Zeka. Debati u hap per nje deklarate te Klosit se Filozofia e Ibrahim Rugoves nuk do ta conte gjekundi Kosoven. Kjo eshte mese e vertete. Nuk mund te korigjojme Milaim Zeken per kete fakt pasi ai ka qene nje protagonist ne lufte. Pastaj Zt. Islami nuk eshte prononcar per Detyrat e Klosit por per ndoshta nje lajthitje ne kohe te problemit. Milaimi thote se ka pergjime ne lidhje me komunikimet e Bukoshit. Cfare shpif qe eshte bllokuar transporti i armeve per ne front? Kjo eshte e vertete dhe ka fakte.

  • Per keqeardhje, nje shpifes dhe matrapaz ordinier si Milaimi me nje marksist dhe bashkepuntore se Sigurimit si B.Islami me nje kryespiun dhe bir i Bilbil Klosit baltosin nje politikan mjaft te denje si P.Majkon qe per ” fajet” dhe mekatet e luftes se UCKse nuk ka fare te bej me te. Po tani duhet te kuptojme te gjithe se ishin nderkombetaret,Amerikanet dhe Europianet ata qe vendosen dhe bene luften.Faktori shqipetare ishte thjesht nje dekor mos te them nje shemti ne tere dramen Kosovare

  • Nje pergjigje per Deli-n:
    Qe amerikanet u pajtuan me luften çlirimtare te UçK-se, kjo ka peshen e vet ne perfundimin e leverdishem te çlirimit te Kosoves me Fushaten Ajrore, ndersa qe eshte dhene nje kontribut i madh e me peshe dhe nga Shqiperia, kjo eshte evidente. Ushtaret e ushtrise çlirimtare te Kosoves bene luften dhe ata djem e vajza lftuan me armet qe u çuan nga qeveria shqiptare (“nuk behet dora tapanxhe”,- thote nje fjale e urte dibrane). Prandaj ate shprehjen tende, o zoteri “Faktori shqipetare ishte thjesht nje dekor mos te them nje shemti ne tere dramen Kosovare” o e ke ti gabim ose ta ka thene ndonje serbli i ndyre. Shqiperia natyrisht kishte dhe lejen e perendimoreve per ate qe beri, por mohimi i ndihmes nga Shqiperia eshte nje rrene me bisht me qellim te caktuar qe vetem Ti Deli mund ta dish!
    Sot ne Diten e Deshmoreve te Atdheut: Lavdi Deshmoreve kosovare te luftes per Liri nder 100 vite rezistence e sakrifica te panumerta!

  • Shum kazerma te Ushtrise Shqiptare iu dhane UÇK-se ku sterviteshin vullnetaret nga Kosova , nga oficera Shqiptar nen mbikqyrjen e shtabit te pergjithshem te U.Shq. e te shteteve qe na mbeshteten si Amerika e Britania. E kjo nuk ishte ndonje sekret. Kjo ndodhi ne vitin 99 e ne kohen e P.Majkos.Edhe pse nuk pytej fort kryeministri i ri po nuk ishte bllokues mbasi edhe plani i madh nderkombetar nuk linte vend per terhjekje per asnje pale , pos kapitulimit te Ushtrise serbe.Shqiptaret vepruan si nje trup i vetem e me drite-hijet qe shkelqyn apo u erresuan ne gjith hapsiren Shqipfolese nje lloje .

  • Bedri.me gjithe respektin qe kam per ty.nuk mund te luash rolin e priftit per larje e falje mekatesh.Eshte fakt i pamohueshem qe Pandushka pengoi UCK.Pse?Vetem ai e di.Ndoshta edhe se di se ska qene gjithmone ne ekuiliber mendor.Duhet theksuar dhe kjo.

  • Eshte kollaj ti bejme lavde Natos sot por ne dhjetor 1998 askush se dinte billes as Nato vet kete nderhyrje. prandaj mos ja fusni kot.

  • Hej : Bedriu e te tjere, si shume shpejt po me dukeni si komunistet pas luftes .Mjaft me ndarje meritash eshte turp.Meritat i jep historia, se dyti Kosova ka shume rruge deri sa te shpetoje 99% nga rreziku sllavo serb.Behuni me te zgjuar e flisni per c’ka duhet bere e jo dokrra qe demtojne ecurine e Kosoves.

  • FATOS KLOSI, KA NDONJE KONTRIBUT, POR NUK ESHTE TREGUAR NE NIVELIN E DETYRES QE KA PATUR SHERBIMI INTELIGJENT I SHQIPERISE NDAJ VELLEZERVE TE KOSOVES,

    KJO, EDHE NDOSHTA PER FAKTIN SE NEN NDIKIMIN E PROPOGANDAVE TE UDB-SE, NDOSHTA SHQIPETARET E KOSOVES NUK I KONSIDERONTE EDHE AQ VELLEZER.

    KJO PROPOGANDE KA QENE SHUME “POPULLORE”, TEK KOMUNISTET NE SHQIPERI DHE KA AKOMA QE E “POMPOJNE”

  • Milazim Zeka duhet me i tregue popullit shqiptar spiun i kujna eshte, se me çfare “Kulture” po sillet e po flet eshte drue se t’i prishe lope e bullica!……..

    DRENICA E KUQE

  • Kur i lexon të gjitha këti, të shkon mendja të pyesësh veten, vallë ku qenka zhvilluar lufta? Në Shqipëri apo Kosovë. Shqipërisë dhe shqiptarëve vëllezër ne shqiptarët e Kosovës duhet t’iu përkulemi me respektin më të madh dhe t’ua dimë për nder së paku një shekull për pritjen që na kanë bërë gjatë luftës.
    Por, t’i ngritësh në piedestal politikanët apo tipat si Fatos Klosin, bixhozgjiun Fatos Nanon apo shumë të tjerë është sikur t’i pështyjsh mbi varret e deshmoreve te Kosoves. Të gjithë kanë marrë para të Diasporës kosovare sikur kur e shti dorën në lum dhe e mbush me rërë.

    Veteran të UÇK-së si Bedri Islami e Fatos Klosi është edhe nana ime që më ka vdekur tash e 30 vjet!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *