Mos historia përsëritet e sheqerosur?

redaktor

Duke ndjekur me shqetësim largimin e shumë bashkëqytetarëve të mi drejt “parajsës” mjerane për një jetë më të mirë, po shpreh edhe unë pikëpamjen time. Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore si rezultat i rritjes së nevojave të ekonomisë për luftën, vendosi sistemin e dhunshëm të punës së detyruar nëpërmjet të internuarve dhe izoluarve në kampet e përqëndrimit.

Ndërsa sot pasi më shumë se 70 vjet duke përfituar nga gjendja ekonomike jo shumë e stabilizuar në shumë vende të Evropës, përfshi edhe Shqipërinë, lëshuan një sinjal se na duhen 45 mijë punonjës me specialitete të ndryshme e cila u shfrytëzua nga njerëz të ndryshëm për qëllime përfitimi duke krijuar një situatë të papëlqeyeshme si politikisht ashtu edhe ekonomikisht për shumë familje si shqiptare por edhe ato të vendeve të ndryshme evropiane. Nëse qëllimi nga pala gjermane do ishte i drejtë e dashamirës, do të ishte e mira që ajo të bëhej e organizuar midis dy shteteve. Kështu p.sh, nga shteti shqiptar më duhen 10 mijë vetë të specifikuar me specialitete, për industri, për bujqësi etj, seleksionimin dhe përgatitjen ta bënte shteti shqiptar në përputhje edhe me nevojat e punësimit të çdo krahine të vendit. Pra, në këtë mënyrë plotësoheshin disi nevojat për punësim të popullit, plotësoheshin nevojat për fuqi punëtore të gjermanëve dhe shteti shqiptar merrte përgjegjësi për shtetasit e vetë duke u siguruar punë atyre me nevoja më të ngustshme dhe pa krijuar gjithë atë eksod të panevojshëm. Dëshiroj dhe shpresoj që kjo të jetë një neglizhencë nga të dy qeveritë ajo Gjermane dhe Shqiptare dhe jo ëndërr e keqe e së kaluarës për të shfrytëzuar fukarallëkun e popujve me forma e metoda më të sheqerosura.

 

Letër e nënshkruar,

Dr. Arqile Veshi

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *