Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në manifestimin qendror për nder të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve dhe të Rënëve të Komunës së Podujevës.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Mustafa tha se ndjehet shumë i nderuar për rastin që iu dha sot, që, siç tha ai, “t’ju drejtohem në këtë ditë të rëndësishme të historisë sonë më të re, Ditës së Dëshmorëve dhe të Rënëve për lirinë dhe pavarësinë e vendit”.
“Në çaste të tilla, ne kthejmë kokën pas për të shikuar me dhembje kah sakrificat e mëdha që i janë dashur popullit të Kosovës për të arritur lirinë. Janë këto çaste të tilla, të veçanta, siç është 5 Maji, në të cilin hedhim me krenari shikimin rreth bëmave madhështore të bijve dhe bijave më të mira të këtij vendi, të cilët dhe të cilat në kohë dhe rrethana të ndryshme flijuan jetën e tyre, me qëllim që atdheu ynë, Kosova jonë e dashur, të dalë nga zgjedha e robërisë”, tha Mustafa.
“Sot ne kujtojmë me pietet heronjtë e Kosovës, Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun, Ilir Konushevcin, heronjtë dhe dëshmorët e tjerë, kujtojmë jetën dhe veprën e tyre, e cila u bë burim i pashtershëm frymëzimi jo vetëm për bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por për të gjithë qytetarët e saj”, theksoi më tej ai.
Mustafa tha se lufta dhe rënia e tyre për liri do të jetë gjithmonë udhërrëfyesi më i mirë për brezat e ardhshëm të vendit tonë, ashtu siç ishin udhërrëfyes për Zahirin, Hakifin, Ilirin dhe bashkëluftëtarët e tyre, sakrificat dhe brezat tanë të mëparshëm, që nga vitet 1910, ’12, në periudhën mes dy luftërave botërore, demonstratat dhe rezistencën që treguan studentët, të rinjtë dhe qytetarët tanë.
Kryeministri tha se popullit të Kosovës në raste të tilla i është dashur që të bashkërendojë angazhimin dhe urtësinë politike me veprimtarinë ushtarake çlirimtare.
“Me gjithë vështirësitë e mëdha për shkak të pushtimit klasik serb në vitet e ‘90-ta, Kosova arriti të ketë këto dy komponentë shumë të rëndësishme, duke gjetur te Presidenti Historik Ibrahim Rugova prijësin e urtë dhe vizionar, i cili arriti t’i siguronte miq vendit anekënd dhe te Ushtria Çlirimtare e Kosovës, forcën, e cila do të thoshte me tytën e pushkës: Mjaft dhunës dhe terrorit shtetëror, i cili zhvillohej në atë periudhë”, theksoi kreu i ekzekutivit kosovar.
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, tha se qeveria e Kosovës është tërësisht e përkushtuar për t’i çuar më tej arritjet e mëdha të deritanishme të vendit.
“Republika e pavarur, shtet sovran dhe demokratik, ka qenë ëndrra dhe ideali i gjithë atyre që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ata ranë gjithashtu me synimin se Kosova të jetë një vend i zhvilluar, një vend i vlerave më të përparuara të qytetarisë dhe të kulturës evropian. Ne të gjithë, si qytetarë dhe institucione duhet të angazhohemi bashkërisht dhe me të gjitha potencialet tona, që vendi ynë të jetë vërtetë një vend evropian në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, në të cilin secili do të dëshirojë të jetojë dhe ndërtojë ardhmërinë e tij dhe ardhmërinë e fëmijëve të tij”, u shpreh ai para shumë të pranishmëve të mbledhur për të shënuar këtë ditë.
Mustafa tha se është i vetëdijshëm se vendin tonë e presin shumë punë dhe sfida për t’i zgjidhur, por tha me bindje të plotë se “Republika e Kosovës i ka të gjitha mundësitë për të zënë hapin me vendet tjera evropiane, në mënyrë që secili qytetar i Kosovës të ndihet i dobishëm për vendin e tij dhe të ketë vullnet për të jetuar në shtëpinë e tij, në atdheun tonë të vetëm e të mrekullueshëm, në Republikën e Kosovës”.
Në fund, Mustafa tha: “Zoti i bekoftë të gjithë ata që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Po te ishte per urtesine e Rugoves, Kosova do ishte e zbrazet sot dhe e mbjelle me serb.Per ato qe i pame me syte tane z.Mustafa nuk kemi nevoj per bukushkrime e fjalime.Perse nuk i tha stop Miloshevicit ky kodosh qe ndenji nje jave bashke me Sllobon kur shqiptaret po vriteshin dhe shpernguleshin ne menyre masive dhe vetem nderhyrja nderkombetare dhe lufta e UCK-se i thane stop kriminelit serb.
Bla bla bla…. Clirimi I Kosoves ishte veper e USA…Cdo llaf tjeter eshte patetik dhe I pavertete…te qe per UCK serbet e bene nyje…
Jo mor Mstaf jo,Kosoven e cliruan bijt e popullit qe rrembyen armet dhe u ndeshen dhembe per dhembe me shkjaun,dhe ndihma e pakursyer e SH.B.A-se. Ti kete e di mire, se je skile e vjeter ne politike.Po te ishte per politiken gandiste te idhullit tend, Kosova kurre nuk do te clirohej
Ajo “urtesi stoike” e Braces, pas takimit me Milloshin, i kushtoj jeten Fehmi Aganit.
Paradoksi me i madhe pas clirimit te Kosoves!po e banalizoj paksa me nje shprehje popullore qe egziston besoj edhe ne Kosove:Kush p…….dhi e kush mori groshet!
Kush luftoj dhe kush u be president!
Po te ishte per “urtesine”, friken, paburrerine, burracakllekun plus tradhetine, keshtu mund te perkthehet “urtesia ” e Rugoves dhe rugovisteve, perfshire dhe kete sejmenin e administrates e Milosheviçit, qe eshte ne krye te qeverise se Kosoves, Ne Kosove do te ksihte perfunduar tashme platforma e Ilia Grashaninit (Naçetarnie 1844), platforma e Vasa Çubreloviçit dfhe Akademise Serbe para dhe pas luftes se dyte boterore dhe gjithe viçerve te tjere perfshire Rankoviçin dhe Milosheviçin per kolonizimin perfundimtar te Kosoves me kolone serbe.
UÇK-en e te madhit Adem Jashari dhe atyre qe dhane jeten, nuk ka goje ky filoserb shqipfoles as ta zeje me goje se ky, Rugova dhe Berisha ne nje linje me Milosheviçin e kane quajtur bande terroristesh. Pavarsine e Kosoves e solli rezistenca e armatosur e popullit te kosoves me UÇK-en e saj dhe largepamesia e Presidentit Bill Klinton. Te tjeret jane majmune qe shoket e tyre duan t’i shesin ne tregun e lulelakres si aliene.
Mjaft me mashtrime,o altoparlant i Beogradit. Lirine,ne se mund te quhet liri,kjo jeta e sotme e kosovareve, e solli UCK-ja e perkrahur fuqimisht,(si kurre ndonjehere me pare ne historine e shqipareve) nga NATO,e vecanerisht nga SHBA-te. Mjaft me idjotesira,se lodh populli e ju sos durimi.
Ajo çka thote Mustafa eshte si me la mut me shurre. Po nuk eshte hera e pare qe ai ha “molla”, do te vazhdoje te haje “molla” sa t’i lrjohrt dhe t’i jepet mundesia per t’i treguar “trimerite” e Ibrahim Rugoves. Politika anti shqiptare e Rugoves, e mbeshtetur ne Projektin anti shqiptar serb e jugosllav te Titos e te Millosheviqit, e pavaresoi Kosoven nga Shqiperia. UÇK nuk ka luftuar as nuk eshte betuar per ta zbatuar politiken anti shqiptare te Ibrahim Rugoves, per “pavaresine e Republikes se Kosoves”(!)… Te vetmit jane “trimat” e Ibrahim Rugoves dhe pasardhesit e tyre si Isa Mustafa qe ka “fytyre” per t’ju thure lavde njerezve te UÇK qe i kane vrare vete pas shpine e ne prita te organizuara, si Ilir Konushevcin……
DRENICA E KUQE
FATOS KLOSI, KA NDONJE KONTRIBUT, POR NUK ESHTE TREGUAR NE NIVELIN E DETYRES QE KA PATUR SHERBIMI INTELIGJENT I SHQIPERISE NDAJ VELLEZERVE TE KOSOVES,
KJO, EDHE NDOSHTA PER FAKTIN SE NEN NDIKIMIN E PROPOGANDAVE TE UDB-SE, NDOSHTA SHQIPETARET E KOSOVES NUK I KONSIDERONTE EDHE AQ VELLEZER.
KJO PROPOGANDE KA QENE SHUME “POPULLORE”, TEK KOMUNISTET NE SHQIPERI DHE KA AKOMA QE E “POMPOJNE”
Te pritnim, deri kur do perfundonte “urrtesia” e Rugoves, do mbeteshim duke falur gjumante ne oren 11-te te dites, ende e palsjshmerisht do nenshtroheshim ngadal ne sundimin e dhunes serbe.
Ky Mustafa eshte injorant apo provokator kur thekson se, lirine e solli urtesia e Rugoves. Cila do qe qendron perseri eshte e opa drejte dhe revoltuese. Nuk ka keshilltar qe ta udhezoin?
Lirin e solli UCK bashke me Ameriken ,kurse Rugova e ka pengue qlirimin e Kosoves bolle me mekito poshtersit tuja o Kryeminister idjot ,ju krejt LDK keni punue kunder UCK edhe sote jeni duke punue kunder qlirimtarve turp.