DioGuardi në Uashington: Ndarja e shqiptarëve, gabimi më i madh pas Luftës I Botërore

Dita

Ish¬-kongresmeni amerikan dhe themeluesi i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Xhozef DioGuardi, i vetmi grupim lobues për shqiptarët në Uashington, ka mbrojtur interesat e kombit tonë gjatë një seance dëgjimore në nënkomisionin e punëve të jashtme të Kongresit, për Europën dhe Eurazinë, kundër lobuesit serb, Ivan Vejvoda, ish- këshilltarit për politikë të jashtme në qeverinë serbe të Zoran Xhinxhiç dhe Zoran Zivkoviç.

Në dëshminë e dhënë më 29 prill, ndërsa lobuesi serb, Vejvoda, u përpoq të tregonte se procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ishte në rrugën e duhur, DioGuardi ndërhyri për të hedhur poshtë këtë pretendim, raporton Ora News.

Si mund të ketë normalizim të marrëdhënieve kur në të gjitha rastet që i ofrohen Serbisë, ajo thotë se ne asnjëherë nuk do ta njohim shtetin e Kosovës. Si mund të keni integrim evropian kur 5 vende nga 28 vende të Bashkimit Evropian nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Dhe mos harroni se kush janë shqiptarët. Ata janë më pro amerikanët, më pro demokratikët, dhe më tolerantët në aspektin fetar. Janë ata që në shtator 2001 ecnin duke qarë nëpër rrugë me qirinj në duar, ndërsa serbët, grekët, malazezët dhe maqedonasit kërcenin nga gëzimi. Ata nuk janë sllavë. Nuk duhet të ishin futur kurrë në një shtet të quajtur Jugosllavi. Ky ishte gabimi më i madh pas Luftës i Botërore”, tha ai.

DioGuardi gjithashtu kritikoi Bashkimin Europian se duke i mbyllur dyert të rinjve të Kosovës, po i detyron të drejtohen nga Turqia, ndërsa Departamentin Amerikan të Shtetit për lobimin e pakët në BE për çështjen shqiptare.

Share This Article
13 Comments
  • Je shqiptar i vertete. Bravo te qofte dhe tu rrite ndera dhe dinjiteti. E keqja eshte se ne Shqiperi te mbyt duhma e qelbur e greko-serbeve qe kane lobe edhe ne BE dhe kushedi cfare planesh po gatuajne. Beju inisiator i nje levizjeje qe te origjinoje nga Amerika dhe shqiptare patriote ne SHBA dhe jashte te bashkohen dhe te ngjallin besimin ne Shqiperi me nje parti te re me orientim te qarte proamerikan. Beje kete dhe ke hyre ne panteonin e nderit te kombit. Tungjatjeta

  • te lumt ..po ju lutemi formoni nje parti me patriotet shqiptar qe ndodhen ne diaspore te shpetojn kombin nga tradhetaret e vendit

    • patriotet shqiptare ne diaspora??? Aahahahaha, I ke mafioze te gjithe, injorante, kryenece…

      Me thuaj zotrote, keta “patriotet” e diaspores ne amerike, cfare kane bere per Shqiperine ne keto vite?????

  • Mbiemri i tij ( Dio Guardi) perkth shqip: Zot shiko, e pra o Zot shiko shqiptaret. Shpresoj te vijne njerez, patriot shqiptare qe jetojne ne Amerik dhe te shpetojne kete vend. Ç’jane 3 milion veta per Ameriken? Ka nje arsye pse shqiptaret aspirojne Ameriken.

  • Je i madh .fjalet etua jane reale,ketu duhet te perfshije dhe greket .jane njelloj sllave mekomplekse ne trurin evogel

  • Nje kokerr idioti me shume. Dashuria e shqiptareve per ameriken eshte patetike, deri diku semundje patoligjike. Nuk shpiegohet, e habiteshme, groteske.

  • Ju qe flisni keq jeni llumi i shoqerise …, ky zoteria edhe pse ska lindur ne shqiperi esht me shqiptar se ju kurse nje xhiro bet ne Athin u asimiluat brenda muajit turp …!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *