Shkup, protestë para godinës së Qeverisë, ‘Gruevski ik’

Dita

Qytetarët janë mbledhur para Qeverisë në Shkup në shenjë proteste pas zbardhjes së disa detajeve lidhur me vrasjen e një të riu maqedonas 4 vjet më parë.

Protestues të shumtë kërkojnë dorëheqjen e qeverisë turmat po brohorisin ‘dorëheqje të Qeverisë’, ‘vrasës’, ‘Gruevski ik’.

Mes protestuesve kishte edhe shqiptarë, kjo duket edhe nga flamuri shqiptar i cili mbahet në dorë nga protestues bashkë me atë maqedonas, raporton INA.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se kjo vrasje zbulohet se është kryer nga njerëz të pushtetit dhe se është bërë fshehja e saj. Sipas Zaev, përse MPB me ditë kishte heshtur dhe kishte fshehur vrasjen? Përse përgjegjësia ndëshkoi vetëm një person ? Pse nuk pati përgjegjësi për zinxhirin komandues ?.

“Dëgjohet se si Sasho Mijallkov pranon se vrasja është kryer nga Igor Spasov derisa ka qenë në detyrë”, theksoi Zaev, duke shtuar se pushteti kishte bërë planin për të fshehur vrasjen.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *