SHËNIM: Policët dhe votat në optikën e PD-së

redaktor

Dy ngjarje të shkëputura të ditëve të fundit, njëra në lidhje me një reagim policor në Kukës dhe tjetra mbi një fjalim “porosish” të kreut të PS-së Edi Rama për strukturat lokale partiake në prag të zgjedhjeve lokale, sollën një reagim të furishëm të Partisë Demokratike. Në fillim le të përmendim shkurtimisht incidentet në fjalë. Shefi i krimeve në Kukës, gjatë zhvillimit të një proteste të rinjsh në rrugën e Kombit, një moment acarimi nxori pistoletën e shërbimit dhe bëri aktin e mbushjes për të larguar protestuesit e mbledhur pranë tij. PD foli për një dhunë të paparë policore mbi demonstruesit paqësorë, që tek e fundit kërkonin faljen e kamatës së energjisë së papaguar në vite.

Në një mbledhje me strukturat socialiste në Shkodër, kryeministri Rama porosit eksponentët lokalë të punojnë sa më fort për rezultate pozitive në zgjedhje, dhe përmend termin “drejtorët të marrin përgjegjësi sesa kuti do sjellin…” apo diçka e ngjashme. Tani, për rastin e parë ministri i brendshëm vendosi dje pezullimin e oficerit deri në hetimin e plotë të ngjarjes, ndërsa në rastin e dytë, selia rozë sqaroi përmes një njoftimi për shtyp, se ishte fjala për “drejtorët operacionalë”, një strukturë e vendosur së fundi për menaxhimin e zgjedhjeve. A ishte ky një “ndreqje nga halli” e një porosie në fakt makiavelike, ku drejtorë prej vërteti të administratës duhet të përgjigjen direkt sesa kuti me vota do sjellin për PS-në? Këtë nuk e dimë, por padyshim që kur një porosi me terma të tillë regjistrohet (ndoshta nga ndonjë socialist i ndershëm) dhe i çohet Berishës, pjesa tjetër e filmit është e qartë: Po vidhen zgjedhjet, ja porositë e hapëta për grabitje votash etj.

Opozita bën punën më të mirë që reagon për ngjarje të tilla, të vërteta apo të sajuara. Një shef policie që mbush demonstrativisht pistoletën në fytyrë të disa protestuesve, qofshin këta dhe djem të nervozuar; një pistoletë që nuk duhej ta kishte fare me vete, meriton reagim të fortë nga të gjithë. Ashtu si një kryetar partie që fut në një togfjalësh ‘drejtorët dhe votat’, duhet patjetër të japë sqarime. Por siç shkruanin disa lexues të DITA-s: Kush flet për dhunën e policisë; kush ulëret për grabitje votash?

Në të dyja rastet është Berisha dhe PD-ja. Që kanë dëshmuar në mënyrë të përsëritur dhe me fakte të shumta, se në rastin e parë, të njëjtin oficer do ta kishin katapultuar në karrierë. Aq më mirë pastaj nëse do vritej dikush apo disa… ndërsa për administratën politike dhe angazhimin saj në fushatë dhe në zgjedhje nga ana e PD-së, nuk do të mjaftonte kjo faqe, dhe as ky numër i gazetës për të shkruar. Është ende i freskët formulari “tip” që strukturat e PD-së në Fier kërkonin për çdo punonjës të administratës dhe mësuesit etj, ku kishte një rubrikë të bindjeve politike. Nuk ka sesi harrohen kalamajtë e shkollave që mbushnin sheshet e mitingjeve të PD-së, dhe ditët e pushimit që bënin shkolla të ndryshme kur ‘vizitoheshin’ nga eksponentët e lartë të pushtetit të djathtë. Le pastaj kuponat e pafundme të karburantit të ushtrisë që mbushnin çdo makinë të PD-së në prag fushate.

Ndërkaq, nuk besoj se ndonjë drejtor prej vërteti i kësaj administrate, do guxonte të bënte diçka të tillë si “mbushja e kutive me vota”. Përvoja e dy viteve të fundit ka treguar se pas çdo denoncimi, të përfolurit e kësaj administrate pushohen nga puna nga shefat “frikacakë”, ndryshe nga PD që i mbronte me vetëmohim dhe “burrni”, sa më të madh ta kishin zullumin. Madje i bën edhe deputetë e sekretarë të përgjithshëm partie. Policët kallëzohen penalisht apo pezullohen, ndërsa një zv.ministre u largua se nuk kishte paguar dritat e një shtëpie të mbyllur në plazh. Pra, pse të rrezikosh kot, kur këta “nuk ta dinë”? Ndërsa Berisha, eeehh, ai ishte ndryshe.

 

Megjithatë, edhe një herë le të nënvizojmë se opozita duhet inkurajuar të ngrejë sa më shumë zërin për raste të tilla. Mbase vjen një moment, autosugjestionohet dhe bindet dhe vetë se e ka të vërtetë dhe gjenuine protestën, denoncimin, akuzën. Dhe e kupton se si ka qeverisur për shumë vite dhe ç’dëm të tmerrshëm i ka bërë këtij vendi. Por kjo e fundit është thjesht një ëndërr e pamundur…

Share This Article
8 Comments
  • Eshte interesant fakti,qe PD u del ne mbrojtje atyre qe i coi vete ne kete dite,kur duhet te paguajne edhe per kohen e “mrekullueshme e me bollek” te “Skenderbeut'” prej Vicidoli.
    I la mire e mire te harxhojne sikur e kishin te lidhur me Fierzen shtepine,te vjedhin nga te kater anet energjine dhe u mori votat.Tani qe u kerkohet te kthejne cfare kane vjedhur,del e i mbron.Pse?Sepse eshte shkaku,kurse qytetaret jane pasoja.Dhe qytetaret duhet ta dine se po nuk luftuan shkakun,s,ka sherim,ashtusi nje dhemballe nuk sherohet me aspirina,por te mjeku dhe nese eshte prishur shume hiqet.Dhemballa e PD eshte krejtesisht e kalbur,ndaj po nuk hoqen ate prap do vuajne pasoja te tjera.Edhe pushteti i sotem,po nuk zhduku gangrenen e hajduteve,keq e ka,dhe e keqja do t,i vije nga ata qe e votuan!

    • https://www.youtube.com/watch?v=J1LuwuTj4e8

      Asnje person nuk ka tentuar qe ti marre armen ketij polici qe kryen keto veprime rrugacerore dhe kriminale ndaj qytetareve.
      Ja ne kete video duket qarte veprimet kriminale dhe te papergjegjeshme te ketij punonjesi te policise te Kukesit Albion Gjitoni. Ministria e Mbrendeshme duhet ta arrestoje kete polic. Policia e shtetit duhet qe te pastrohet nga elemente te tille qe terrorizojne qytetaret jo vetem te Kukesit por dhe te gjithe Shqiperise qe kane pare kete video. Duket qarte dhe dhuna me pas qe ky polic ushtron ndaj qytetarit te arrestuar ne furgonin e Policise.
      Njerez te tille e kane vendin ne burg dhe jo ne rradhet e policise.

  • PAK NDERSHMERI PROFESIONALE

    nuk demton njeri i dashur Alqi, per me teper ndihmon ne rritjen opinionit pozitiv qe lexuesit kane per ty.
    E kisha fjalen per rastin e shefit te krimeve te Kukesit, dikush thote qe na qenkerka djali i tezes i gangsterit Tahiri.

    Po ta shohesh me vemendje (besoj se eshte e pa mundur te te kete shpetuar) pasi largohet me pistoleten te nxjerre si kriminelet “gati per qitje”, pas rrypit te pantallonave, i mbuluar pjeserisht nga silueta e nje polici indiferent, godet mbi pese gjashte here me grushtin e djathte, nje te ndaluar, te ulur ne ndenjesen (krahu i drejtimit te autos), me tere forcen qe zoteron.

    Ja pra, nuk ishte thjesht nje trembje me gogole, bubazhele e shtriga shpellash te namura, ishte instinkti i pa ndeshkueshmerise qe mbizoteron ne pothuajse gjithe strukturat e ruajtjes se rendit nen marshimin qesharak te gomareve nga Surreli, pa e me TVSH, per te konsoliduar me forcen e kercenimit antishqiptarizmin e boshnjako-slloveno-vllahoreve te nen urave te Senes dikur e te Lanes sot.

    Asgje nuk mund te justifikoje aktet e terrorizimit ndaj turmes se deshperuar ne proteste, injorimi apo kalimi ne heshtje e bemave te tilla me kohe i ka hapur rrugen sundimit despotik te nje psikopati kronik perjete te pa reabilitueshem.

    Degjova fare pak edhe ate fjalimin ne Shkoder… eshte e kote te mbulohet me vellon e turpit qendrimi satrapik i ketij injoranti bipolar.

    Nuk ngeli Shqiperia te drejtohet nga keto zgjyra antishqiptare, ka me te tepert edhe njerez te mire, qe intereseva meskine te dhunes e pasurimit me çdo kusht, dijne ti kundervejne shpirtin e sakrifices, inteligjencen, dashurine per kete toke te martirizuar ne kete çerek shekulli “shkerdhatokracie”.

    Andaj i dashur Alqi mos u step ne komentet tuaja per te zbuluar e demaskuar nje padrejtesi apo dhunim, sepse ne fund te fundit, edhe ata qe protestojne jane shqiptare si ti dhe une, gabimet dijne ti njohin, autokritiken e kane ne limbe.

  • Shurran bravo, shurro si ke bere gjithe jeten! Pjella te keqia qe as vete se dini ca flisni e ku doni te shkoni. U kalbshi ne shurre o shurran.

  • Ky eshte nje polic kriminel ku e nxjerr revolen e ja dreton qytetarit ,si eshte Tahiri qashtu eshte edhe policia .

  • Por cfare kerkonin protestuesit ne Kukes?,,,te mbylleshin kufijte te mos paguheshin dritat,dhe te mos paguanin taks per rrugen e kombit meqense kalon afer tyre. Per kete ata donin te bllokonin rrugen qe kalon tek ata. Per kaq gje polici nzjer koburen. shume keq atje duhej nje polic nga AMERIKA nga GJERMANIA apo nga ANGLIA QE TI PERKEDHELTE.Pak rendesi kishte se skishin mare as leje.

  • Saliut I kujtohet viti 1996 ,kur kutite e votimit ishin mbushur qysh ne oren 7 te mengjezit dhe militantet e PD -se prane qendrave te votimit u thoshin votuesve , mos hyni kot ,se nuk merr me kutia e votimit,kur ende ora nuk kish shkuar as 8 e 30. ……… Ndaj mos ja merrni shume per baze. Sa per administraten ,duk do shume mend pasi gjate fushates per 23 qershorin 9013 -te kalamnjte e kopshtit e dine se c’kane hequr duke qar,pasi u tha Saliu” ” Edhe ju jeni democrat dhe na doni perseri ne pushtet,ndaj shkoni ne shtepi e qani me te madhe deri sa prinderit t’u japing fjalen se do votojne per PD. Gjimnazstet duhet te sillnin ne drejtorine e shkolles numrin e qendres se votimit ku votonin prinderit. Kuksi I Flamur Nokes u shque gjate fushates per te piell femije ne moshe te votimit. Militante te ndryshem nga Kosova populluan garazhe , palate te pa perfunduar,e ne fshatra kasolle barinjesh………. E keto I ka parasyshe Saliu e uluret per ato qe ka ber vet e I duket se do I bejne edhe te tjeret……. Eshte I semur qyqari ….Meshirojeni….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *