Mazhoranca në draftin e saj për dekriminalizimin e politikës propozon vendosjen e afateve te përcaktuara ligjore me qëllim mbylljen e procesit në një kohë sa më të shkurtër.
Pozita gjithashtu po punon që drafti të pasurohet edhe me një tjetër element i cili lidhet me faktin që nëse kandidatit që garon në zgjedhje i reflektohet padia penale pas dekretimit të datës së zgjedhjeve nga kreu i shtetit, kjo gjë të mos merret parasysh. Kjo për faktin se cënohet e drejta e individit për tu zgjedhur dhe mund të jetë pasojë e një keqdashje.
“Pyetja që shtrohet a mundet të pengojmë nga kandidimi një person i akuzuar bie fjala për financimin e terrorizmit ose për vepra terroriste i cili është ne gjykim, por vazhdon gjykimi por ndaj t’i nuk ka ende një vendim gjyqësor të formës së prerë. Sigurisht që ne mendojmë që kjo kategori personash të akuzuar dhe që janë në fazën e gjykimit për vepra shumë të rënda këto sigurisht duhen bërë gjetjet e duhura për tu penguar nga kandidimi”, – thotë për A1 Report anëtari i Komisionit të posacëm parlamentar për dekriminalizimin Ulsi Manja.

Fjala pershpejtim gjen vend vetem ne ndertim , as ne bujqesi jo pasi do kohen, e vete lere pastaj ne drejtese!!! hajde beso pastaj qe do kete nje hetim apo gjykim te drejte derisa kerkojne te imponohen me fjalen pershpejtim, harrojne qe per cdo ceshtje ka nje kohe te percatuar me ligj. Shikoni o njerez ku kerkojne zgjidhjen tek koha , e jo te profesionalizmi e te paanshmeria ne zbatim te ligjit, do shkurtojne kohen e do i gjykoje gjinoja ………shume gazmore.