Qoftexhinjtë dhe fajdexhinjtë!

redaktor

Arben Duka

 

O popull i dashur,
që vetë e zgjedh fatin,
nëse je rehat,
nuk ta prish rehatin!

Nëse ndihesh mirë,
dhe kur merr të gjatin,
s’shoh ndonjë arsye,
të të ndez inatin!

Nëse ndihesh mirë,
kur je fukara,
unë s’ta prish rehatin,
se s’jam budalla!

Nëse ti kënaqesh,
dhe kur të gënjejnë,
dhe vargjet e mija,
kuptohet që s’vlejnë!

S’ia vlen më të themi:
“Ndrysho këtë jetë!”
se ti u mësove,
të rrosh në kënetë!

Të rrosh në kënetë,
në llagëm e gropë,
më shumë Turqini,
më pak Europë!

Ti s’kërkon më shumë,
asnjë send për besë,
vetëm ca thërrime,
sa për mbijetesë!

Kur nuk është më shumë,
se një turmë magjypësh,
një popull të tillë,
s’është vështirë ta shtypësh!

Një qofte-një hudhër,
dhe pakëz raki,
dhe kaq gjë e quan,
super lumturi!

Një qofte-një hudhër,
çdo ditë bën zanatin,
unë s’jam karagjoz,
të ta prish rehatin!

Një qofte-një hudhër,
gjithë ëndrra jote,
ndaj unë nuk të nxis,
në beteja kote!

Ndaj më nuk të nxis,
të kalosh në kudhër,
se gjithnjë e gjen,
një qofte-një hudhër!

Ndaj unë s’të them dot:
“Ngrihu-ndrysho Botën!”
për një qofte sot,
ti e jep dhe votën!

Ndaj kot që t’ju themi,
mos flini më gjumë,
sepse qoftexhinjtë,
janë té lumtur shumë!

Shtatë u rri sahati,
as katër-as pesë,
dhe s’duan t’ja dinë,
ç’ndodh jashtë kafenesë!

Ndaj je i dënuar,
Mëmëdheu im,
se nga qoftexhinjtë,
s’mund të kesh shpëtim!

Ndaj s’u sosen ditët,
kurrë fajdexhinjve,
se e keqja kurrë,
s’vjen prej qoftexhinjve!

E di që do thoni:
“Ky na çau trapin!”
ndaj s’jam budalla,
që t’ju prish rehatin!

Share This Article
5 Comments
  • Kete qe thua me sarkazem,e ka eksperimentuar edhe Z.Hary Fullc dhe ka deklaruar;-“lum ai qe qeveris kete poppull” !

  • Bravo dhe faleminderit, Arben Duka!
    Edhe Noli i madh kete thote te Krishti me kamxhikun:
    Skllever, bij sklleverish
    S’e meritoni
    Se liri s’doni

  • O Arben te lumte per penen po nuk di kujt ti dhem dajko dhe kujt xhaxha se u pa puna me keta politikane qe kemi ………… mos jane ashtu
    Po ate qe shajne e lepijne …….me hapen barkun
    po kane edhe moral kerkojne vota pale
    po ato vargje qe shkruan te lumte sinqerisht

  • Njerez ne udhekryq,nga politika e shembulli me primitiv
    e diplomacia flet me zerin e saj per lufte kundra korrupsionit ,e krimit te zyrtareve te larte,
    dhe kete kembane ne parlament bejne lloqe per dekriminalizim
    per reforme ne drejtesi,dhe krimi serviret ne lista kandidatesh, sikur jetojne ne nje vend
    ku nuk degjohet zeri i nderkombetarve per sfidat qe ka per detyre kjo politike,Po edhe Tirana tani metropol per hir te veshit shurdh te politikanve ka furnizim me uje vetem nga bovilla e teknologjise se shkuar,dhe ata ish kryebashkiake prezantuan plane urbanistike sipas studiove te lesh- pambukut e te show-ut per perfitime shpenzime nga keto prezantime ne tv,e postera ne sheshet
    per ke te votoj,me duken njesoj te kamur e te pasur
    te pangopur dhe flasin sikur zbriten sot ne ket vend me pasur nga zoti
    dhe ata me fjalet per bekim nga zoti po vjedhin,po shkelin drejtesine e mbrojne krimin
    ,
    te lodhur nga maskarenjte,
    te plackitur nga maskarenjte
    te vjedhur nga maskarenjte
    e maskarenjte mendojne per pasuri
    e maskarenjte deklarojne miloana euro
    tek shikoj nje te moshuar qe kekon 10 lek per buken e gojes
    tek shikoj nje pensionist te dyqani ku sapo fshin borxhin e vjeter,hap faqen e rradhes per pensionin e rradhes
    tek shikoj ata qe futen ne kazanet e mbeturinave per te ricikluar ato qe flakin kur hane e pine keta derra dhe ai mban familje
    tek shikoj ministra kollarisur me diploma te blera e qe bene ket demokrazi

    tek shikoj nje rini qe u be 25 vjet jete me keta pushta
    kaluan 50 vjet komunizem
    kaluan 25 vjet demagogjizem pseudodemokratik me hajna te papare e pasuri pa biznes
    por me tendera e koncesione,mbi jeten e njerezve te varfer qe nuk ngopen as me buke
    dhe perseri dalin ne ekrane e kekojne vote
    pika qe su bie mu ne cacke te kokes
    kjo bote do ndryshuar
    vetem nje hetim e gjykate nderkombetare e ndryshon ate
    edhe vota, por ate ta blejne,te jetersojne
    dhe une do te votoj e mbroj voten time,

    rilindje ndrysho behu njerezore,,
    marinza foli jo per gazin e embel…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *