Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Është interesant fakti që PD-ja u del në mbrojtje atyre që i çoi vetë në këtë ditë, kur duhet të paguajnë edhe për kohën e “mrekullueshme e me bollëk” të “Skënderbeut” prej Viçidoli. I la mirë e mirë të harxhojnë sikur e kishin të lidhur me Fierzën shtëpinë, të vjedhin nga të katër anët energjinë dhe u mori votat. Tani që u kërkohet të kthejnë çfarë kanë vjedhur, del e i mbron. Pse? Sepse është shkaku, kurse qytetarët janë pasoja. Dhe qytetarët duhet ta dinë se po nuk luftuan shkakun, s’ka shërim, ashtu si një dhëmballë nuk shërohet me aspirina, por te mjeku dhe nëse është prishur shumë, hiqet. Dhëmballa e PD-së është krejtësisht e kalbur, ndaj po nuk hoqën atë prapë do vuajnë pasoja të tjera. Edhe pushteti i sotëm, po nuk zhduku gangrenën e hajdutëve, keq e ka, dhe e keqja do t’i vijë nga ata që e votuan!
