Ish-kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë për vjedhje duke shtuar se, rrënimi i sistemit të shëndetësisë është një nga arsyet e largimit të shqiptarëve nga vendi. Ndërsa nga ana tjetër, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla e akuzoi Berishën për vjedhje duke treguar foton e një vile që sipas tij është e ish-kryeministrit.
Berisha: Kush është ky? Ky është njeriu që me kushërirën po vjedh 7 milionë euro për depistim. Ky është njeriu që po rrënon laboratorët dhjetëra milionë euro, vetëm e vetëm për të fituar para me kompanitë e tij. Nga të mos ikin shqiptarët? Dhe thoni pastaj pse opozita? Opozita është në betejë për ekzistencën e saj more zotëri! Nga mëngjesi në darkë në këtë parlament do të denoncojë lidhjet me krimin të qeveritarëve dhe do ta bëjë atë në çdo kohë.
Berisha në përfundim të fjalës largohet nga foltorja për të dalë nga salla e Kuvendit. Balla (pa mikrofon): Rri këtu mos ik… Ike ti mo…?
Balla: Nuk mban shumë… mos ik mos ik…ulu pse ikën? Po mirë meqë je akoma aty, meqë the nuk kam vilë, po kësaj si do ia bëjmë kësaj (tregon një foto)? Tha që po të kisha unë një vilë, unë tha nuk do isha më këtu. Kam 25 vjet që punoj tha dhe nuk kam asnjë vilë. Ka vilë më të madhe se kjo ndonjë shqiptar normal? Më të madhe se Shtëpia e Bardhë e ka. Kjo është vila e Saliut. Jo vila rezidencë në Farkë, por në breg të detit. Nëse kjo nuk është vila e Saliut e sfidoj të vijë me mua atje. Ose të shtunë dhe të diel e keni Saliun atje duke bërë plazh.

Ketyre hajnave u duhet bere depistim radikal…!!!
A e kendojme pakez, o shoke, se s’eshte mbetur per gje tjeter! …. Ky Saliu Luli i s’ames – ju mat drunit i ra kembes – ja çiu veti rroten e s’ames!…
DRENICA E KUQE
E vertet e hodhi ne toke shtepin e pare pasi i dukesh e vogel qe ishte si e gjithe te tjereve dhe e ka bere me te madhe se SHTEPIA E BARDHE…Por nuk ka vetem ate ne Lalez..Kush ka shkuarper ne Kepin e Rodoni jo shume larg shtepise se bardhe eshte nje siperfaqe gjigande e rrethuar me nje rjet jeshile nga ana e detit.Aty mes pishave gjigande eshte vetem nje vile dhe ajo eshte e familjes Berisha .Aty vine shume shpesh dhe ben xhiro ne bregdet .banoret e zones e njohin si rrethimi i Argites…dhe per kete arsye Gjirit te Lalzit i kane vene emrin gjiri i Argites