Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka bërë një retrospektivë të qeverisjes së shkuar gjatë fjalës së tij në Parlament. Braçe tha se opozita ka gjithë ditën që flet për një incident të Ersekë, ku dikush qëlloi me karrige xhaxhanë e vetë, por harron se disa vjet më parë, në qendër të Ersekës u vranë dy komisionerë të Partisë Socialiste dhe autorët nuk u dënuar kurrë.
Braçe kujtoi ngjarjen tragjike të Gërdecit dhe protestën e 21 janarit. “Si ka mundësi që lejuat që në Gërdec të punonin fëmijë dhe nëna shtatzënë. Dhe në fund u vranë të gjithë, fëmijë dhe nëna me fëmijë në bark?”, tha Erion Braçe gjatë fjalës së tij.
Deputeti i PS akuzoi opozitën dhe ish-kryeministrin Berisha për lidhjet e tij me biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazlliç. “Për faj të ministrit, apo udhëheqësit, që e kërkonte me ngulm atë firmë për ta zgjeruar pronën e vet në det. Po kur dolën këta me prona në det? Për atë pronë e keni fjalën? Një serbo-boshnjak që u shpall me mburrje këtu në këtë Parlament miku i familjes së Sali Berishës”, tha Braçe.

kaanë vrarë jo vetëm në ersekën e fundit të dynjasë por dhe në mes të tiranës!!
apo jo o braçe mavria?
dhe ju asqë e keni luajtur bythën fare!!bile nuk iu jepni dëmshpërblim!!
shkoni mor legena!!
këta për një karrike duan të fillojnë luftën e tretë botërore,ju asqë e vini ujin në zjarr për të vrarët!!
Bravo ! Pas kesaj qe ke komentuar ti, nuk ja vlen asnje koment tjeter.
Ne vertet kemi thene qe socialistet jane me te urte dhe me te qyteteruar se sa demokratet, por kjo nuk do te thote qe socialistet te mos mbrojne me zjarr interesat dhe te drejtat e simpatizanteve te tyre. Mire thote “anticensura”
qe demokratet per nje karrike jane gati te nisin luften e trete boterore.