Gjykata e Kukësit dha dje masën e sigurisë “arrest me burg” për Nderim Lushin, të akuzuar për organizimin e tubimeve të paligjshme, protestë që përfundoi me incidente këtë të hënë në “Rrugën e Kombit”. Pavarësisht pretendimit të familjarëve dhe avokatit, prokuroria dhe gjykata ndanë mendimin se i dyshuari ka shkelur ligjin, sepse nuk kishte marrë leje në Komisariat për zhvillimin e protestës së banorëve që kërkonin faljen e kamatëvonesave. Gjithashtu ai akuzohet edhe për kundërshtim me forcë të efektivëve të rendit. Në momentin që po largohej nga gjykata, Lushi deklaroi se “të bashkuar do ia dalim”.
