Ku shtrihej Epiri?

redaktor

I nderuar lexues! Epiri ka qenë krahinë dhe një nga shtetet e Ilirisë së Jugut, që shtrihej nga malet e Vetëtimës (Akrokeraunet antike) dhe rrjedhja e mesme e Vjosës në veri, deri në gjirin e Ambrakisë në jug, dhe nga malet e Pindit në lindje, deri në brigjet e detit Jon në perëndim. Emërtimi Epir për këtë krahinë (në greqisht do të thotë stere, tokë), ka qenë përdorur fillimisht nga autorët grekë si një emër i përgjithshëm që përcaktonte pozitën kontinentale të saj përballë Greqisë ishullore. Më vonë ky emër mori edhe kuptim të përcaktuar politik. Epiri banohej nga shumë fise, ndër të cilët më kryesorët ishin tesprotët, kaonët dhe molosët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *