Ironia: Drejtimi i duhur është…Gjermania

Dita

“Shqiptarët kanë zbuluar Gjermaninë”, shkruan një nga gazetat më të mëdha gjermane, referuar fluksit të madh të azilkërkuesve shqiptarë. Ministria e Brendshme gjermane parashikon se fluksi nuk ndalet. Gjatë këtyre ditëve, në lidhje me këtë çështje, ironia ka pushtuar rrjetet sociale, pasi më parë kryeministri Edi Rama ishte shprehur se ky është një keqkuptim. Por edhe pse u sqarua
keqkuptimi, shqiptarët nuk ndalen.

“Në korrik të vitit 1990, në ambasadën e Gjermanisë në Tiranë u futen 4997 shqiptarë! 25 vjet më pas, vetëm në muajin Prill, 4794 shqiptarë kërkuan azil në Gjermani! Në vitin 1990, Gjermania ishte drejtimi i duhur. 25 vjet më pas duhet të ndodhte e kundërta…Shqipëria duhet të ishte vend “importi” për emigrantë dhe jo vend eksporti…,” ironizon gazetari Lutfi Dervishi në profilin e tij në Facebook.

Share This Article
4 Comments
  • Te gjitha analizat e ketij pseudoanalisti kane qen 100% ne favor te sali berishes dhe megjthse qeverisja e asaj kohe ka qen ne rrugen e gabuar, pse duhet me I then analist ketij lutos kur dhe nje gje e bukur qe behet sot neper qytetet urbane lutoja thot jane te shemtuara, ec e degjo luton kur kete nuk e quan vizion I se ardhmes, por me saduket nuk I hiqet mendja nga sal burisha nga te mirat materiale qe ka perfitu prej tij.

  • shqiptaret paten nje shtet gjerman dhe duan prap nje shtet gjerman ku mjekesia shkolla kopeshte cerdhe dhe kujdesi per dhembet qene falas gjithashtu edhe shtepite i moren falas nga shteti dhe pallatet e pioniereve me kurse te ndyshme veglash baleti sporti ose zanatesh e kinema ishin falas dhe shume parqe per te lodruar femijet e fusha sporti falas

  • Mos u merzit Lutfi,

    edhe sikur, vetem ere ti marrin Gjermanise, do ktheheshin njerez te ndryshuar ne Shqiperi. Do kuptonin dhe shihnin, se per te funksionuar nje shtet, kerkohet nje qeveri dhe nje Kryeminister shqiptar,,,,,,boll me hafije dhe karagjoze “politikane” qe i sherbejne fqinjeve, me pare se ti sherbenin popullit te tyre.
    Edhe sikur, vetem ere ti merrnin Gjermanise, do kuptonin se keta “analistet e pavarur” shqipfoles, jane te se njejtes trajte, si keta “politikanet” tane. Jane te shitur dhe te blere tre here,,,,perpara se te shkruajne dicka ne leter. Kjo eshte arsyeja e “vizites” shqiptare ne Gjermani.
    Qe njerezit te mos largohen,,,,nevojitet nje shtet qe funksionon dhe qe eshte ne sherbim te qytetarit. Ky qe kemi sot,,,,,eshte per ta qare me llahinga. Eshte ai I Sali kriminelit,,,,,vetem paketimin e ka ndryshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *