Grida Duma nuk është regjistruar si kandidate për Bashkinë e Durrësit, për shkak të problemeve
me mbiemrin e saj. Kjo gjë ka shkaktuar debate në KQZ. Anëtari i PD-së në KQZ, Hysen Osmanaj,
ka thënë se Grida Duma po i verbon njerëzit, pasi është shumë simpatike.
“Në Shqipëri ka mjaft probleme me emrat. Unë në diplomën e shtetit e kam Osman, ndërsa në regjistrimin për ushtar, Besim.Debati për zonjën Duma bëhet për shkak të frikës që keni nga ajo. Ajo po i verbon njerëzit, pasi është shumë simpatike. Dhe po i shkojnë pas nga të gjitha drejtimet”, tha ai.
Ca gjëra nuk kuptuam nga kjo deklaratë: E kanë vendosur për të bukur Gridën si kandidate apo për të qeverisur bashkinë? A është edhe Hyseni nga ata që i shkojnë pas? Si ka mundësi që iu kujtua edhe ushtria në momentin kur fliste për Gridën? Hajde Hysen ose Hasan, hajde, ç’janë këto verbime që thua mor burrë. Dhe ec e besoji rezultatin e zgjedhjeve pastaj Hysen-Besim-Osmanit :).

kom thon un Grida ka me i lshue jerm tan burrat,ashtu siç boni me Salen dhe Lulushin qe e morren dhe e futen ne pulitik
Bukuroshja e Durrsit i ka hyp politikes ,ne kuptimin e fjales ene po kaleron drejt Bashkis .
Ky Hyseni paska ngjyros ene floket qi te duket i bukur si Kryetar qi vlerson femnat nga paraqitja,por jo nga intelekti.
Ketij i thom une gomisionar me shije,qi rrin ene krrun koqet,ene i shkon goja lang per pulbardhen e Gridet
me gjithemend kjo ka qene pergjigjia e antarit te KQZ ?????
do jete diplomuar me Griden ky
sa her hapin gojen te dy …zot na ruaj nga idiotesia!
O e zgjuar o e bukur te dyja smund ti ket. Mamaja e ka bere te bukur, keshtu qe hysenet do ti vene nga pase dhe ajo do tua paraqese programin e saje. K U ESHTE E KEQJA ?
sa e pa ja lypi