Goli në Superiore “nuk flet shqip”

Dita

Goli në këtë sezon të kampionatit shqiptar “nuk flet shqip”, teksa për herë të parë kemi dominimin e të huajve në listën e golashënuesve. Pejic duket se ka fituar titullin simbolik të “Këpucës së Artë”, pasi diferenca me Racic që është ndjekësi më i afërt është 11 gola larg. Por ajo që bie në sy është se në 8 të parët e kësaj renditje, 7 janë të huaj me Elis Bakaj të vetmin shqiptar.

Pejic në krye të listës ndiqet nga Racic, Bakaj, James, Ndikumana, Catkovic, Martins dhe Sosa, duke treguar dominancën e të huajve këtë sezon. Pavarësisht se numri i të huajve në një ndeshje është reduktuar në 4, duket që është rritur cilësia e tyre, pasi krahasuar me sezonet e kaluara në këtë renditje kanë qenë gjithnjë në minorancë.

Sezonin e kaluar Pejic dhe Busic ishin dy të huajt e vetëm në 8 më të mirët e golashënuesve, me kroatin që fitoi “Këpucën e Artë”. Në sezonin 2012-2013 ishin Popovic, Pejic dhe Izucuku të huajt në 8 golashënuesit më të mirë, një garë që u fitua nga Migen Memelli i Flamurtarit. E njëjta situatë paraqitet edhe në sezonin 2011-2012 me ish-sulmuesin e Kastriotit, Inkango, dhe Pejic në 10 më të mirët. Rritja e numrit të të huajve në listën e golashënuesve tregon për një lëvizje të kujdesshme dhe të studiuar në merkato nga klubet shqiptare, duke afruar lojtarë cilësorë të cilët realisht bëjnë diferencën. Kjo është një tjetër arsye përse ky është kampionati më i fortë i viteve të fundit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *