Pero Pejic mposht i vetëm Teutën, shënon tre gola në ftoren 3-2 të verilindorëve si për të treguar se mbetet golaeadori i padiskutueshëm i Superiores. Komplikohet gjithcka për Djemtë e Detit në dy javët e fundit të kampionatit, ku fati i mbijetesës do të vendoset në përballjen direkte me Apoloninë në Niko Dovana.
Kukësi u imponua me lojën e tij që në minutat e para duke e mbyllur Teutën në gjysmëfushën e saj. Pa u mbushur 10 minuta lojë, Hysaj u gjend përballë Rizvanit paksa prirët më portën por parabola e tij cuditërisht përfundoi jashtë. Gjithsesi verilindorët e gjetën rrugën e rrjetës 4 minuta më vonë me të përhershmin Pero Pejic, i cili tregoi klasin e tij me një gjuajtje të kalibruar me të djathtën, që përfundoi në trekëndësh. S’mund të bëntë asgjë Rizvani, edhe pse fluturoi për ta devijuar topin në fundore, raporton Supersport.
Në momentin më të mirë të Djemve të Detit bëhet protagonist gjyqtari Lver Alla, i cili akordon penallti në favor të Kukësit, ndonëse ndërhyrja e Rustem Hoxhës ndaj Musollit ishte jashtë zonës. Nga pikë e bardhë ekzekuton saktësisht Pejic, duke i cuar shifrat në 2-0.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, nga këmbëngulja e Peposhit në zonën e Kukësit, përfitoi Cota, që në këtë rast, nuk gaboi shumë pranë portës së Halilajt.
Në minutën e 50, Pejic, pas një kundërsulmi të shpejtë realizoi golin e tretë personal në këtë sfidë. Për Teutën ishte herët për t’u dorëzuar ndaj skuadra durrsake mblodhi forcat për të ndryshuar rrjedhën e lojës. Në të 53, formacioni i Begejës iu afrua golit me Hoxhallarin, goditja e të cilit nga distanca vuri në provë serioze Halilajn.
Ndeshja u hap në të 65 nga Peposhi, i cili në një pozicion shumë të vështirë thuajse në fundore e kaloi topin pas shpinës së Halilajt. Kukësi lëshoi shumë terren në minutat e mbetura teksa në dy raste Halilaj dhe fati nuk lejuan prekjen e rrjetës. Në krahun tjetër tregon klasin edhe Rizvani, që në dy raste shpëton portën e Teutës nga goli i katërt. Përfundimisht 2-3 në “Niko Dovana”, rezultat që ndez luftën për mbijetesë mes Teutës dhe Apolonisë, ndërsa Kukësi shkon i qetë në përplasjen direkte me Tiranën për zonën europiane.
Nuk gaboi as Partizani në transfertë me Flamurtarin në Vlorë. Të kuqtë triumfuan me rezultat minimal falë golit të Mentor Mazrekajt nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 22 të takimit.
