Horoskopi, 10 maj 2015

anazapta

Dashi

Hëna nëshenjë mund t’ju tensionojë pak për shkak të aspektit të saj në kundërshtim me shenjën e Luanit. Gjithësesi mundohuni të ruani qetësinë gjatë një debati të vogël në familje.

 

Binjakët

Do të gjendeni përballë disa rrethanave shumë rrezikshme por ama fitimprurëse. Veproni me zgjuarsi dhe strategji për të arritur këtë sfidë shumë ndjellëse. Një mbrëmje e këndshme me partnerin.

 

Gaforrja

Mërkuri në shenjë tregon për një zhvillim të ri në anën financiare. Një investim i mirë apo një impenjim i ri në fushën tuaj profesionale do t’ju sjellë shumë shpejt një rritje të ardhurash.

 

Luani

Nuk mjaftojnë shqetësimet e Hënës por edhe Afërdita po tregohet pak kundërshtare me ju. Një balancë të tillë duhet ta vendosni ju duke mos lënë stresin t’ju pengojë në punën tuaj.

 

Virgjëresha

Gjithçla shkon sipas planeve dhe asaj që ju keni parashikuar. Largpamësia është një gjë mjaft pozitive dhe që ju bën të keni besim në veten tuaj dhe në impenjimet që ndërmerrni.

 

Peshorja

Gjatë gjithë kësaj kohe Afërdita ka qenë në kundërshtim dhe kjo ju ka penguar si në punë ashtu edhe në jetën sentimentale. Ndërkohë që Marsi dhe Jupiteri ju ndihmojnë nga ana profesionale.

 

Akrepi

Do të ndiheni shumë të acaruar dhe të provokuar nga situata të ndryshme të nuk do të jenë aspak favorizuese. Mundohuni të reagoni me qetësi dhe maturi në mënyrë që të evitoni grindje.

 

Shigjetari

Të organizoni ditën tuaj sot do t’ju duket më e lodhshme se kurdoherë, por humori i mirë dhe optimizmi nuk do t’ju braktisin. Ndërkohë që dashuri ësthë koha të vini gjërat në vendin e duhur.

 

Bricjapi

Falë Marsit krijimtaria juaj do të jetë në maksimum. Është pikërisht ky momentin për të realizuar diçka premtuese për karrierën tuaj. Bëni kujdes me ushqimin dhe dietat.

 

Ujori

Situata qiellore e shenjës tuaj është akoma e paqartë dhe e turbullt gjë që ndikon drejpërdrejt në humorin tuaj. Megjithatë në mbrëmje një shëtitje me miqtë nuk do të ishtë një ide e keqe.

 

Peshqit

Është pikërisht momenti i duhur për të realizuar objektivat tuaja. Ndiheni në formë dhe të gatshëm për të ndërmarrë iniciative të reja në fusha të ndryshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *