Rifillon lufta në Kumanovë

Dita

Ka rinisur konflikti i armatosur në Kumanovë këtë mëngjes, pak orë pasi u raportua se ai përfundoi.
Sipas medieve në Maqedoni, rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm janë dëgjuar të shtëna me armë të kalibrit të rëndë.

Mësohet se situata është mjaft e tensionuar dhe brenda dhe rreth e qark qytetit ndodhen shumë trupa të forcave speciale.

Sipas agjencisë së lajmeve “INA”, në Shkup ushtria është vendosur në gjendje gatishmërie ndërsa disa heliokopterë ushtarakë janë nisur drejt Kumanovës.

Ngjarja është mbuluar një raportime kontradiktore. Ministria e Brendshme maqedonase deklaroi një natë më parë se grupi i armatosur që qëlloi ndaj policisë është kapur, por të dhënat në terren thonë të kundërtën.

Një anëtar i grupit, që është prezantuar si anëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ka thënë se asnjë nga grupi nuk është arrestuar.

“Këtë situatë e kanë inskenuar shteti maqedon për arsye se ata e humbën luftën në ora 11:00. Për t’u nxjerr me fitore kanë vazhduar me popullatë, e për t’i mbuluar vrasjet e tyre në popullin civil i kanë paraqitur si UÇK edhe civilët. Kështu që nga pjesëtarët e UÇK-së s’ka as të vrarë as të dorëzuar, veç të plagosur dy persona dhe askush tjetër”, ka thënë një pjesëtar i këtij grupi.

Sipas tij, “beteja” e Kumanovës i është dedikuar “Komadantit Harun Aliu që u vra pesë vite më parë me Xhafer Shalën në Radushë të Shkupit”.

“Kjo luftë ka pasur me ndodhë me datën 12, pikërisht në datën kur u vranë Komadant Harun Aliu në Radush të Shkupit”, ka thënë ai.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar zyrtarisht se deri më tani janë vrarë pesë policisë dhe 30 të tjerë janë plagosur.

Share This Article
5 Comments
  • Derri do plumb mor daje! Mir ja kan bo maqedonsve pisa dhe komb i sajuar me therrime te pluhurit ballkanik! Po nuk e futen mire ne ate koke prej tronglli, qe pa shqiptaret nuk ka shtetformim belane do gjejne perhere me shqiptaret!

  • Këlyshët e Beogradit po luajnë me zjarr, por i sigurojmë se në të do të digjen vetë dhe atë përfundimisht!
    Bashkësia Ndërkombëtare duhet t’i thërret mendjes, t’i ndalë dobiçët e saj sa nuk është bërë tepër vonë, sepse edhe vetëpërmbajtja e shqiptarëve si komb e ka një limit dhe po u kalua ai limit, pasojat do të jenë të pa riparueshme, ndërsa përgjegjësinë do ta bëjë BN dhe dobiçët e saj, hegjemonistët barbarë sllavo-çetnik!

  • GRUEVSKI DHE JANKULLOVSKA E KANE PAK BURGUN.

    JANE KRIMINELA NE SHERBIM TE PUTIN.

    PO I BEJNE SHQIPETARET THERROR, PER PUSHTETIN E PUTINIT.

  • Jeni shume te ligj, popull legen. Gezoheni me fatkeqesine e popullit komshi. E keqja e Maqedonise jane teroristet shqiptare me frymezim xhihadist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *