Kishte besuar te mbijetesa dhe javën e ardhshme do të ketë një sfidë direkte me Teutën. Mërgjyshi nuk kishte si të mos ishte i kënaqur me fitoren e Apolonisë ndaj Elbasanit, me skuadrën që sipas tij u tregua u kujdesshme dhe në evitimin e kartonëve të verdhë. “Ka qenë një ndeshje e tensionuar sidomos në pjesën e parë. Presionin e javës e kemi vuajtur dhe në fushë, përballë një kundërshtari që ishte i motivuar, pavarësisht se pa objektiva. Kishim tetë lojtar me të verdhë dhe duhet të menaxhonim dhe nervat për të mos humbur element të rëndësishëm për sfidën me Teutën. E rëndësishme tani për ne mbetet ndeshja e javës së ardhshme”.
Apolonia këtë sezon ka fituar dy herë dhe ka humbur një sfidë në kampionat përballë Teutës, ndërsa e ka eliminuar skuadrën durrsake dhe në Kupën e Shqipërisë.

Per sa kohe ne krye te fshf te jete klani i zemunit ,Teuten ska bir kurve qe e rrezikon ,te shikojme cfar do te ndodhi.