“Zgjohet” Milani, Roma rrezikon Championsin

Dita

 

Zgjohet më në fund Milani. Fanellat e reja duket se u sollën fat kuqezinjve, që mposhtën 2-1 Romën në “San Siro” në një sfidë që u vlejti më shumë për moral, pasi pjesëmarrja në Europa League sezonin e ardhshëm mbetet një mision thuajse i pamundur.  Zhgënjen nga ana tjetër Roma e Rudi Garcias, që rrezikon të parakalohet nga Lazio, por edhe të humbasë vendin e tretë në trio ndeshjet e mbetura të Serisë A.

Milani u shfaq më kërkues që në fillim të sfidës, krijoi raste për shënim, por takimi do të zhbllokohej në minutën e 40 nga Van Gingel, i asistuar në këtë rast nga Keisuke Honda. Në minutat e mbetura të pjesës së parë nuk pati ndryshim tjetër rezultati, me Milanin që iu drejtua dhomave të zhveshjes edhe me avantazhin psikologjik.

Pa u mbushur 15 minuta lojë nga starti i fraksionit të dytë Milani shënoi edhe golin e dytë me Destron, i asistuar sërish nga Keisuke Honda, që rezultoi ndër më të mirët në fushë për kuqezinjtë. Një ndërhyrja e gabuar e De Jong në zonë në minutën e 72 i dha mundësinë Francesco Tottit të ngushtonte diferencën, por me gjithë përpjekjet e verdhekuqve për të marrë të paktën një pikë në “San Siro”, vërshëllima e fundit e gjyqtarit sanksionoi fitoren e Milanit, që kthehet te suksesi pas 5 ndeshjesh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *