Letër e nënshkruar
Përparim Hysi
Përshëndetje Dita! Jam Përparim Hysi. E dua gazetën tuaj dhe çdo mëngjes, tek pi kafenë (gjithmonë pranë klinikës 9 tek rruga e Kavajës), e gjerb me gllënjka duke lexuar atë. Është gazeta që i trajton problemet me objektivitet. Nuk më vjen mirë, kur shoh ndonjë pasaktësi si fryt i ndonjë “nxitimi”. Sot tek aforizmat Martin Luter duhej Martin Luter King Jr për të mos u ngatërruar me atë Martin Luterin, reformatorin gjerman të shekullit XVI. Për Anatol Francin, siç mendoj, ka qenë shkrimtar më shumë se sa poet, se për të ka marrë dhe Nobelin. Ju uroj me faqe të bardhë si deri tani!
