Grupimi “Qytetarët për Parkun” kërkon prej kandidatëve të shprehen për ndërtimet te liqeni

Dita

Grupimi “Qytetarët për Parkun” protestuan sërish sot në lidhje me ndërtimin e pallateve në zonën e parkut të liqenit artificial. Në emër të këtij grupimi, Arlind Cara deklaron se kryetari aktual i bashkisë theu premtimin e tij publik se poshtë digës nuk do të kishte ndërtime por një park sportiv dhe rekreativ për të gjithë qytetarët e Tiranës.

“Kemi tre muaj e gjysmë që i kujtojmë qytetarëve të Tiranës që kryetari aktual i bashkisë theu premtimin e tij publik se poshtë digës nuk do të kishte ndërtime por një park sportiv dhe rekreativ për të gjithë qytetarët e Tiranës. Kemi tre muaj e gjysmë që i kujtojmë qytetarëve të Tiranës që kryeministri aktual kishte premtuar që në këtë zonë do të kishte një projekt që kishte emrin sharmant “Tirana Olimpik Park” dhe përurimi i pjesës së parë të projektit do të ishte bërë tashmë në fillim të muajit maj, gjë që nuk ndodhi dhe nuk do ndodhë kurrë”, thekson Cara në deklaratën e tij.

Grupimi “Qytetarët për Parkun” thekson se nuk do të ndalojnë deri më datë 20 qershor 2015 për t’iu kujtuar kandidatëve aktualë se nëse nuk shkojnë të denoncojnë kantierët e ndërtimit që po hanë Tiranën atëherë ata thjesht po luajnë lojën e radhës dhe po mashtrojnë publikun.

Share This Article
1 Comment
  • Po e shkaterrojne Tiranen , po e mbysin me beton dhe kane fytyre dhe kerkojne vota e bejne si njerez idealist ne TV . Po fajin kryesor e kane pseudo qytetaret qe rrine parazitojne rrugeve e kafeve edhe nuk dalin te mbrojne ajrin qe thithin . I kane hallall semundjet e problemet qe vijne nga ndotja e ajrit . Kryeqyteti i vetem pa park ne Europe , atje duan te na cojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *