Sali Berisha ka bërë një status ditën e djeshme, duke thënë se ish-drejtori i anti-kontrabandës, Ervin Kaja, është arrestuar në Itali për trafik kokaine.
Pothuajse të gjitha mediat e kanë publikuar si lajm, pa e konfirmuar.
Por, si është e vërteta.
I arrestuari në fakt është një tjetër person.
Ai është Ervin Kajo, jo Kaja, 31 vjeç, nga Kavaja.
Gazeta TemA ka kontaktuar me ish-drejtorin e Anti-kontrabandës Tokësore, Ervina Kaja.
Ai thotë se ndodhet në Shqipëri dhe sa ka dhënë dorëheqjen vullnetarisht më 17 mars, pasi i ka lindur fëmija e tretë dhe për më tepër, nuk mund ta bënte dot atë punë, pasi nuk kishte specializimin e duhur.
“Lajmi i publikuar nga Berisha më ka shqetësuar mua dhe familjen time.
Unë jam i qetë në shtëpinë time, ndërkohë që Berisha thotë se më kanë arrestuar në Itali.
U përpoqa të komunikoja me të, i nisa dhe foto, por Berisha nuk e përgënjeshtron atë që ka shkruajtur”, thotë Kaja për gazetën TemA, i cili është nga Berati dhe aktualisht jeton në Vorë.
“Te dashur miq, nje lajm tjeter vjen nga Italia per “aleancen e qelbesirave”.
Ervin Kaja, deri tre jave me pare drejtues i Anti-kontrabandes Tokesore te vendit, eshte kapur ne nje operacion antidroge te organizuar nga Drejtoria e Policise e Udines ne Itali.
Ai ishte anetar i nje rrjeti te strukturuar kriminal, i cili po hetohej nga policia italiane qe nga viti 2011 per trafikun e kokaines edhe nga Franca.
Kaja kishte precedente penale. Ne vitin 2012 eshte kapur ne zonen e bllokut per armembajtje pa leje.
Ervin Kaja kishte lidhje shume te forta ne qeveri ndaj dhe arrestimi i tij ditet e para te prillit qe kaloi, eshte mbajtur i fshehte nga qeveria. Pas drejtoreve te drejtorise operacionale te Policise se Shtetit qe u larguan si trafikante droge, Pata dhe Ahmeti, arrestimi i Kajes deshmon se ne te gjitha kanalet shteterore te kontrollit te trafikut te droges “mazhoranca e qelbesirave” kishte emeruar trafikant droge”, shkruante Berisha dje.

I lindur për thashetheme dhe për fatkeqësinë tonë u bë “burrë shteti”! A kemi faj ne si popull që nxjerim llumin në krye? Tung!