Këto ditë është zhvilluar Edicioni i Parë i Festivalit të Filmit Izraelit në Shqipëri. Ky aktivitet kulturor është mundësuar nga Akademia e Filmit “Marubi” në bashkëpunim me Ambasadën Izraelite në Tiranë, dhe po zhvillohet në kuadër të veprimtarive kulturore të “Tirana Open”. Për publikut shqiptar, nga kinematografia izraelite janë prezantuar 4 filma artistik të zhanrave të ndryshme, të cilët janë vlerësuar edhe me çmime ndërkombëtare prestigjoze.
Shkëmbimi kulturor është forma më mirë për të njohur në vend dhe për të thelluar marrëdhëniet e ndërsjellta. Nê këtë kuadër është zhvilluar edhe Edicioni i Parë i festivalit të Filmit Izraelit këtu në Shqipëri. Kinematografia izraelite ka pasur një rritje të theksuar që nga krijimi i saj, duke marrë pjesë e duke u vlerësuar edhe në arenën ndërkombëtare.
Nëse do të vinim në pah një veçanti të formatit të filmave izraelitet, duke u dhënë atyre diçka origjinale që spikat dhe i bën tërheqës, është pikërisht trajtimi i çështjeve të jetës së përditshme ku secili mund të gjej diçka të përbashkët tek personazhet apo ngjarjet e ndryshme të skenarit. Ajo që është interesante me filmat e kinomatografisë izraelite është fakti se këto çështje që trajtohen artistikisht dhe që kanë një përqasje universale, bëhen në atë mënyrë ku shikuesit i shpaloset edhe një pjesë e përditshmërisë së jetês në Izrael.
Një nga filmat izralitë të shfaqur në Akademinë “Marubi” ishte edhe filmi “Poshtëshënim (Footnote)” i vitit 2011, i regjisorit Joseph Cedar. Ky film ka marrë mbi 16 çmime të ndryshme si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare, si edhe ka qenë kandidat për çmimin “Oscar”. Ajo që bie në pah në subjektin e këtij filmi është “beteja midis brezave”, pra midis një babai dhe të birit, të cilët që të dy merren me studime në fushën e filologjisë por njëri është më i suksesshëm se tjetri.
Po kështu në këtë film trajtohet edhe çështja e konkurrencës për karrierë e ballafaquar me ecurinë e jetës familjare. Ndërkaq edhe pse këto tema kanë një shtrirje të përgjithshme, tek të gjithë popujt e ndryshëm të botës, në filmin “Poshtëshënimi” ato jepen me një dialog të thjeshtë, duke mos munguar as edhe skenat komike dhe në vazhdimësi duke pasur një panoramë të jetës së përditshme të Izraelit.
Mendoj se një film apo një vepër arti është tërheqëse kur në të ka diçka origjinale të asaj që përfaqëson. Në këtë rast filmi “Poshtëshënimi” ka ndërthurur në një mënyrë të thjeshtë dhe të kapshe nga një publik trajtimin e subjekteve bashkohore duke përdorur elemente të përditshmërisë në Izrael.







